Lojërat virtuale

Duke filluar nga muaji Shtator 2022, Lotaria Kombëtare sjell për herë të parë në tregun Shqiptar si dhe për klientët e saj, mundësinë e shumëpritur  për të luajtur në lojërat e lotarive virtuale. Të krijuara me teknologjinë më inovative të kohës, në një vizualitet shumë të lartë realistik në 3D, këto lojra garantojnë një argëtim maksimal për këdo. Këto lojëra të lotarive virtuale janë të kategorizuara si më poshtë:

  • Lotaria e Ndeshjeve Virtuale.
  • Lotaria e Garave Virtuale

Lojërat e lotarisë ju japin mundësinë për të luajtur kujtdo nga mosha 18 vjeç e lart, që dëshiron të luajë dhe të fitojë me një pjesëmarrje aktive në garat virtuale, me kuaj, qen, motorra, makina etj si edhe në ndeshje futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi etj.. Parashikimet hidhen dhe gjenerohen në përputhje me rregullat dhe sistemet e lojërave të Lotarisë Kombëtare dhe janë të garantuara dhe çertifikuara nga Autoriteti i Mbikëqyerjes së Lojërave të Fatit (AMLF) në vend.

“Lotaria e Ndeshjeve Virtuale” është një lojë e lotarive elektronike e cila zhvillohet në një mënyrë të tillë, që lojtarit i mundësohet të parashikojë rezultatin e një ose më shumë ndeshjeve në një fletë parashikimi të vetme, ose në opsione të tjera të ofruara nga sistemi. Ndeshjet virtuale të luajtura, mund të jenë por pa u kufizuar me to: ndeshje futbolli, volejbolli, basketbolli, tenisi etj.

Sistemi i lojës së Shoqërisë gjithashtu u ofron lojtarëve mundësinë e kombinimit të lojërave të lotarive virtuale standarde apo speciale në një Fletë Parashikimi të vetme, sigurisht çdo gjë në kuadrin e një ose më shumë ndeshjeve. Kombinimi i një ndeshje të vetme në një fletë parashikimi në formën e të luajturit në një lojë të lotarive virtuale standarde apo speciale, nuk është e mundur.

“Lotaria e Garave Virtuale” është një lojë e lotarive elektronike e cila zhvillohet në një mënyrë të tillë, që lojtarit i mundësohet të parashikojë rezultatin e ngjarjeve të garave të qenve, kuajve, njerëzve, motorëve, makinave etj., në formë virtuale, duke ofruar parashikime standarde apo speciale, ku parashikimi bëhet nëpërmjet Gjeneruesit Rastësor të Numrave (RNG).  Loja e Lotarive të Garave Virtuale i ofron pjesëmarrësve të saj një ngjarje gare, garuesish virtualë apo të regjistruar, në të cilën çdo raund përfshin minimum 6 dhe maksimumi 15 Garues. Çdo Garues është i shënuar më një numër të caktuar, duke variuar nga numri 1 në 15.

Na gjeni