Udhëzimet e lojës

“Fito Fito”, luaj dhe fito çdo ditë!
Çdo ditë nga një short dhe çdo ditë fitues … deri në 700,000 Lekë (të reja)

Si të merrni pjesë në lojë
Plotësoni skedat e “Fito Fito” që gjeni në pikat e shitjes së Lotarisë Kombëtare në mbarë vendin.

fito-fito-al

1. Si të zgjidhni shifrat numerike në një skedë:
Për çdo parashikim në skedë, zgjidhni dhe shënjoni katër shifra numerike (nga një për secilën kolonë brenda të njëjtit parashikim). Përdorni gjithnjë stilolaps me bojë blu ose të zezë, për të plotësuar skedën. Ju lutemi shënjoni kështu keshtu  dhe jo kështu jo-keshtu .

2. Luani deri në 4 parashikime në një skedë:
Me një skedë të “Fito Fito” mund të luani nga 1 deri në 4 parashikime, sipas dëshirës tuaj. Çmimi për një parashikim “Fito Fito” është vetëm 50 Lekë.

3. Si mund të luani deri në 14 shorte (2 javë) me të njëjtën skedë:
Ju vetë mund të zgjidhni kohëzgjatjen e dëshiruar të lojës. Kështu ju mund të zgjidhni dhe të merrni pjesë nga 1 deri në 7ose 14 shorte, me të njëjtën skedë. Shorti i produktit “Fito Fito” do të hidhet çdo ditë dhe çdo ditë do të ketë fitues.

Pasi të zgjidhni shifrat numerike dhe kohëzgjatjen e dëshiruar të lojës, dorëzojeni skedën në pikën e shitjes. Në biletën që do t’ju dorëzohet, përveç shifrave që ju keni zgjedhur për çdo parashikim, do të shtohet automatikisht edhe një simbol.

Pra, parashikimi juaj i printuar mbi biletë, është i përbërë nga: 4 shifrat numerike që ju keni zgjedhur në skedë si dhe nga simboli i caktuar nga sistemi.


Luani thjesht dhe shpejt: Parashikimi i Shpejtë nga Sistemi për produktin “Fito Fito”

Ju mund të luani akoma më shpejt dhe më thjesht me “Fito Fito”, nëse zgjidhni parashikimin e shpejtë nga sistemi pra pa patur nevojë të plotësoni ndonjë skedë. Në këtë rast do të jetë sistemi ai që do të përzgjedhë parashikimin tuaj.


Si mund të fitoni deri në 700,000 Lekë, çdo ditë

Kategoritë e çmimeve dhe çmimet që fitohen për çdo kategori janë si më poshtë:

 
Kategoria Çmimi në Lekë
 Kategoria e 1:  katër shifrat numerike + simboli  700,000
 Kategoria e 2: katër shifrat numerike  20,000
 Kategoria e 3: tre shifrat e fundit numerike  1,756
 Kategoria e 4t: dy shifrat e fundit numerike  168
 Kategoria e 5t: vetëm shifra e fundit numerike  50

* Vlerat e çmimeve fituese janë vlera bruto dhe përfshijnë tatimin në burim.  

Si të kërkoni çmimin tuaj

Numrat fitues, vlerat dhe sasitë e çmimeve fituese mund të gjenden të publikuara në adresënzyrtarenë internetwww.lotaria.al;në faqen zyrtare në Facebook; në pikat e shitjes ose dhe në mënyra të tjera.

Çmimet deri në 15,000 Lekë mund të tërhiqen në pikat e shitjes në ditën pasardhëse të punës, pasi të ketë përfunduar përcaktimi i fituesve. 

Çmimet e mëdha, nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë mund të kërkohen në pikat ku paguhen çmimet e mëdha (Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha). Lista të këtyre pikave gjenden në pikat e shitjes si dhe në www.lotaria.al .

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare. 

Çmimet më të mëdha se 100,000 Lekë mund të kërkohen pranë Zyrave Qendrore të “Lotaria Kombëtare”. Në këtë rast, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit, nënumrin e telefonit: 04 451 1000.   

Mbajtësit e biletave të “Fito Fito” mund ta pretendojnë çmimin e tyre fitues, brenda 90 ditëve nga dita pas datës së hedhjes së shortit përkatës.

Me shumë rëndësi … Bileta

Sapo të dorëzoni skedën e plotësuar, në pikën e shitjes, ju do të pajiseni me biletën e “Fito Fito”. Ruajeni mirë biletën dhe përdoreni me kujdes sepse vetëm bileta njihet si vërtetim për çmimin që mund të keni fituar. Pa biletën ju nuk do të mund të paguheni për asnjë çmim.

fito-fito-instruksionet

Krahasoni rezultatet e dala nga shorti i “Fito Fito”, me parashikimin në biletën tuaj, për atë short. Ju mund të jeni fitues në një nga kategoritë e kësaj loje siç janë paraqitur në tabelën përkatëse. Fat të mbarë!

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit.

Mosha minimale për pjesëmarrje është 18 vjeç

Na gjeni