Rregullat e lojës
Për Lojën “Fito Fito”
Rregullat e përgjithshme të paraqitura më poshtë (“Rregullat”), janë të vlefshme për të gjitha kontratat e Lojës të lidhura mes Shoqërisë dhe një Lojtari, nga data e miratimit të tyre nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Këto Rregulla, vlejnë si për pjesëmarrjen nëpërmjet Pikave të Autorizuara të Shitjes me pajisje online, ashtu edhe për pjesëmarrjen me anë të të gjitha llojeve të mediave të tjera (p.sh. internet, etj.). Përkufizime: Përjashto rastet kur konteksti e shpreh qartësisht ndryshe, fjalët e mëposhtme do të kenë kuptimin e mëposhtëm kur përdoren në këto Rregulla: “Shoqëria” – operatori i liçencuar i Lotarisë Kombëtare, Lotaria Kombëtare sh.p.k., me seli qendrore në Tiranë, Shqipëri dhe adresë të aktivitetit në Rr. “Dritan Hoxha”, Nr. 39-1, regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me NUIS L22119005R; “Sistemi Kompjuterik” – Pajisjet teknike të specifikuara nga Shoqëria për pjesëmarrjen në Lojë; “Short” – Proçesi që kulmon në përzgjedhjen e Kombinimit Fitues. “Ligji Shqiptar për Lojërat e Fatit” – Ligji Nr. 10033, datë 11 Dhjetor 2008, i ndryshuar herë pas here; “Koha e Mbylljes së Lojës” – në lidhje me një Short, nënkupton kohën që është përcaktuar dhe publikuar nga Shoqëria si koha pas së cilës nuk mund të kryhen më parashikime për atë Short. “Mbajtës” – është personi që ka marrë zotërimin fizik të një Biletë. “Media” – janë mjetet e përdorura nga shoqëria për ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit dhe të dhënave. “Fito Fito” ose “Loja” – është një lojë e organizuar nga Shoqëria, rezultatet e të cilës përcaktohen nëpërmjet një Shorti. “Personi” – është një anëtar i publikut i cili mund të jetë i interesuar për pjesëmarrje në Lojë. “Lojtar” – është një anëtar i publikut që blen apo merr në zotërim një Biletë, të dhënat e së cilës janë konfirmuar nga Sistemi Kompjuterik i Shoqërisë nëpërmjet printimit të kësaj Bilete. “Pikë Shitje” ose “Agjent i Autorizuar” – do të nënkuptojë një Pikë Shitje, që shfaqet si e tillë në listën e Pikave të Shitjes të publikuar nga Shoqëria në www.lotaria.al dhe është e pajisur me aparaturat teknike që bëjnë pjesë në Sistemin Kompjuterik dhe kanë kapacitet për transmetimin e menjëhershëm të, të dhënave sipas specifikimeve të Shoqërisë. “Biletë” – është një biletë, e cila është printuar nga Sistemi Kompjuterik, të dhënat e së cilës janë konfirmuar nga Sistemi Kompjuterik dhe që përmban mes të tjerash, elementet e mëposhtëm të vijueshëm në formë qartësisht të lexueshme: (i) Parashikimin(et); (ii) datën e Shortit(eve) për të cilin është lëshuar; (iii) kodin; (iv) numrin e Biletës. “Parashikim” – ka kuptimin e një seti prej katër (4) shifrash (me diapazon nga 0000 deri 9999) dhe një nga katër (4) simbolet (Tërfil, Patkoi, Breshka, Monedha) të paraqitura në Biletë, të cilat luhen si një kombinim i vetëm. Shifrat mund të zgjidhen nga Lojtari ose me kërkesë të tij nëpërmjet Parashikimit të Shpejtë nga Sistemi, ndërsa simboli për një parashikim të plotë zgjidhet gjithmonë nga Sistemi Kompjuterik në mënyrë rastësore. “Skeda” – është një fletë pune që lehtëson pjesëmarrjen në Lojë; ajo nuk përfaqëson një Biletë. “Parashikimi i Shpejtë nga Sistemi”- ka kuptimin e dhënë në pikën c.3.2; “Pjesëmarrja” dhe fjalë të tjera që rrjedhin prej saj lidhur me Lojën, i referohen marrjes në zotërim të një Bilete. “Terminal” – pjesë e Sistemit Kompjuterik; pajisja teknike e vendosur në një Pikë Shitje që u mundëson Personave të marrin pjesë në Lojë dhe që printon Biletat për Lojtarët; “Vlera e Luajtur”- ka kuptimin e dhënë në pikën e.2.1; “Çmim i pa kërkuar” – çmimet e pa kërkuara brenda afatit kohor të përcaktuar nga Shoqëria në përputhje me pikën h.14. “Fondi i Çmimit të pa kërkuar” – është fondi i krijuar në përputhje me pikën h.14. “Kombinimi Fitues” – ka kuptimin e katër (4) shifrave fituese dhe simbolit fitues të përzgjedhur në një Short. Secila prej katër (4) shifrave fituese përzgjidhet në mënyrë rastësore nëpërmjet hedhjes së një Shorti, një nga një, nga një set prej dhjetë shifrash (nga 0 deri 9). Radhitja e shifrave të përzgjedhura me anën e Shortit përcakton shifrat e Kombinimit Fitues duke filluar nga e majta. Simboli Fitues – për plotësimin e Kombinimit Fitues – përzgjidhet në mënyrë rastësore nëpërmjet hedhjes së Shortit nga katër (4) simbolet (Tërfil, Patkoi, Breshka, Monedha). ”Forcë Madhore“ – nënkupton çdo ngjarje ose pasojë që nuk mund të parashikohet ose kontrollohet në mënyrë të arsyeshme dhe që është shkaktuar pa fajin apo pakujdesinë e palës mos vepruese. Sikurse është përdorur këtu, Forcë Madhore nënkupton aktet e luftës, terrorizmit, veprimet e elementeve (p.sh. zjarri, përmbytja, stuhia, etj.), ndërprerja dhe kufizimi i energjisë elektrike, dëmi material, trazira civile, ose çdo shkaktar tjetër që qëndron përtej kontrollit të një pale të prekur dhe që, nëpërmjet ushtrimit të kujdesit të arsyeshëm, Pala në fjalë e ka të pamundur ta parandalojë ose parashikojë dhe ta shmangë nëpërmjet planifikimit paraprak. Në lidhje me Skedën “Fusha” i referohet një zone qartësisht të markuar brenda Skedës e cila përmban kutia të vogla për zgjedhjen e shifrave të Parashikimit. a. Baza Ligjore a.1 Duke marrë pjesë në Lojë, Lojtarët pranojnë Kushtet e mëposhtme dhe zotohen t’u përmbahen atyre. Këto Kushte, dhe të dhënat, kushtet dhe shpjegimet që shfaqen në Bileta, përbëjnë marrëveshjen e plotë dhe të drejtat e detyrimet kontraktore të Shoqërisë ndaj Lojtarëve, në lidhje me çdo Lojë. a.2 Shoqëria gëzon të drejtën të organizojë Lojën në bazë të Ligjit Shqiptar për Lojërat e Fatit dhe Marrëveshjes se Liçencimit miratuar me ligjin nr.95/2013, datë 04.03.2013, të dhënë nga Republika e Shqipërisë, e cila vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave për kohëzgjatjen e kësaj liçencë. b. Përshkrimi i Lojës b.1 Qëllimi i lojës “Fito Fito” është përcaktimi me anë të Shortit i një Kombinimi Fitues. b.2 Për fitimin e çmimit të kategorisë së parë, Parashikimi i Mbajtësit të Biletës (sipas pikës c.5.3), duhet të përputhet plotësisht me Kombinimin Fitues, që do të thotë katër (4) shifra të radhitura në radhën e duhur, nga e djathta në të majtë, si dhe i simbolit, të gjitha të përcaktuara nga hedhja e Shortit. Për fitimin e një çmimi në kategorinë e dytë (2) deri të pestë (5) duhet që Parashikimi i Mbajtësit të Biletës të përputhet plotësisht (kategoria e 2-të) ose pjesërisht (kategoritë 3-të deri 5-të) në radhitjen e saktë nga e djathta në të majtë, me katër shifrat e Kombinimit Fitues të përcaktuara nëpërmjet hedhjes së Shortit. b.3 Çmimet fituese janë vlera fikse në përputhje me Piramidën e Çmimeve Fituese, siç specifikohet në pikën e.3.2 më poshtë. c. Kushtet për pjesëmarrje në Lojë c.1 Vetëm media që ka marrë lejen nga Shoqëria, si dhe Skedat të nxjerra dhe të vëna në dispozicion nga Shoqëria, apo Parashikimet e bëra duke përdorur ”Parashikimin e Shpejtë nga Sistemi” mund të përdoren për pjesëmarrje në Lojë dhe dorëzimin e Parashikimeve. c.2 Shoqëria mund të përfundojë përdorimin e medias ekzistuese për pjesëmarrje në lojë, ose të prezantojë dhe të përdorë media të reja teknike të llojeve të ndryshme për të organizuar pjesëmarrjen në Lojë. c.3 Pjesëmarrja në Lojë c.3.1 Skeda c.3.1.1 Skeda përmban katër (4) Fusha parashikimi, në të cilat duhet të shënjohen shifrat e parashikimit(eve) duke zgjedhur kutitë përkatëse. Skeda i jep mundësinë një Personi për të marrë pjesë në një apo më shumë Shorte të njëpasnjëshëm e tillë që, sipas pikës c.8.2 më poshtë, ndiqet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga dorëzimi i Skedës. Shoqëria rezervon të drejtën të ndryshojë numrin e fushave në një skedë. c.3.1.2 Skedat vendosen në dispozicion nga Shoqëria me qëllimin për të lehtësuar Pjesëmarrjen, por thjesht plotësimi dhe dorëzimi i një Skede nuk do të rezultojë në lidhjen e një kontrate mes Shoqërisë dhe një Personi. Personi i cili dëshiron të marrë pjesë në Lojë duhet të parashikojë dhe zgjedhë qartësisht çdo një nga parashikimet e tij, lehtësisht të selektueshme në Skedë, brenda një Fushe. Personat mund të shënojnë nëse dëshirojnë të marrin pjesë me një Parashikim ose – sipas rastit – disa Parashikime, në një Short ose në disa Shorte të njëpasnjëshme. Shifrat e përzgjedhura të Parashikimit duhet të shënjohen me një kryq (X), i cili duhet vendosur brenda kutisë respektive. c.3.1.3 Shënimi në një Skedë duhet të kryhet vetëm me stilolaps blu ose të zi. Shënimet me ngjyra të tjera (veçanërisht me të kuqe ose jeshile) nuk lejohen pasi nuk mund të skanohen saktë nga pajisja teknike e përdorur. c.3.1.4 Vetëm shënimet qartësisht të lexueshme janë të vlefshme. Në rastin e një futje të gabuar të bërë kur është përdorur një Skedë, Skeda, bazuar vetëm në gjykimin e Shoqërisë ose agjentit të saj të autorizuar, mund t’i kthehet personit për korrigjim manual ose mund të korrigjohet nëpërmjet pajisjeve teknike të Pikës së Shitjes në përputhje me dëshirat e personit. c.3.1.5 Një Person duhet të tregojë në një mënyrë qartësisht të dallueshme të gjitha shënimet në kutitë përkatëse të Skedës dhe shënimet nuk duhet të shfaqin asnjë shenjë korrigjimi (p.sh. shenja fshirje, korrigjime dhe/ose shkrime mbi shënimet ekzistuese). c.3.1.6 Nëse një Person nuk shënjon një Parashikim në secilën prej Fushave ose nëse Parashikimet janë shënjuar në Fushat të cilat nuk ndjekin njëra tjetrën, atëherë Parashikimet e pa zgjedhura mes tyre nuk do të futen në Sistemin Kompjuterik, pra ato nuk do të luhen. c.3.2 Parashikimi Shpejtë nga Sistemi c.3.2.1 Personi mund të luajë gjithashtu me Parashikimin e Shpejtë nga Sistemi, në vend të përdorimit të Skedës. Në rastin e Parashikimit të Shpejtë nga Sistemi, sistemi do të zgjedhë katër (4) shifrat dhe simbolin për çdo Parashikim. Pjesëmarrja konfirmohet me printimin e Biletës. Korrigjimi i Pjesëmarrjes me anën e Parashikimit të Shpejtë nga Sistemi nuk është i mundur. c.3.3 Kufizimi i parashikimeve Identike c.3.3.1 Shoqëria rezervon të drejtën të caktojë një numër parashikimesh identike të lejuar, për short (“Kufizim i Parashikimeve Identike”). Në një short, çdo parashikim identik, lejohet të luhet maksimumi 15 (pesëmbëdhjetë) here. Nëse ndonjëri prej Parashikimeve nuk pranohet për këtë arsye, duke qenë se është arritur numri maksimal i lejuar prej 15 (pesëmbëdhjetë) Parashikimesh identike, ky kombinim jo pjesëmarrës nuk do të futet në Sistemin Kompjuterik dhe do të tregohet veçmas në Biletën e printuar. Korrigjimi i këtij Parashikimi nuk është i mundur. c.4 Pjesëmarrja në një ose disa Shorte të njëpasnjëshëm c.4.1 Personat mund të ofrojnë të marrin pjesë në një apo më shumë Shorte të njëpasnjëshëm duke e shënuar këtë në vendin përkatës në Skedë. c.4.2 Nëse Personi nuk shënon në Skedë numrin e Shorteve që ai/ajo dëshiron të marrë pjesë, kjo do të konsiderohet si një ofertë për të përfunduar marrëveshjen për pjesëmarrje vetëm në një Short dhe marrëveshja për të luajtur do të lidhet vetëm për Shortin e hedhur menjëherë pas dorëzimit të Skedës. c.5 Kualifikimi i Pjesëmarrjes dhe Kontrata e Lojës c.5.1 Në çdo rast, çmimi i përcaktuar duhet paguar për çdo Parashikim dhe Bileta duhet të jetë printuar duke përmbajtur çdo parashikim ( shih gjithashtu pikën c.3.3) dhe më pas të jetë dorëzuar, në mënyrë që të lidhet kontrata e lojës. c.5.2 Cilido që dorëzon një ose disa Parashikime në përputhje me termat dhe kushtet e lojës, paguan çmimin për çdo Parashikim (përjashto rastet kur Personave i vendosen në dispozicion nga Shoqëria Parashikime falas), dhe nëse të dhënat i janë transmetuar Shoqërisë nga Pika e Shitjes dhe nëpërmjet medias përkatëse të parashikuar të transmetimit të të dhënave, dhe Lojtari merr një Biletë për ta konfirmuar këtë, kualifikohet për të marrë pjesë në Short. c.5.3 Kontrata e lojës, mes Lojtarit dhe Shoqërisë, konsiderohet e vlefshme nëse të dhënat e Skedës ose Parashikimit të Shpejtë nga Sistemi, të transferuar nëpërmjet Sistemit Kompjuterik, janë marrë nga Shoqëria, janë ruajtur në mënyrën e duhur dhe të analizueshme, dhe janë konfirmuar duke printuar Biletën(at) dhe i dorëzohet(en) Lojtarit. Nëse një nga këto kërkesa nuk është plotësuar, kontrata e lojës nuk do të lidhet. c.5.4 Pjesëmarrja në lojë kryhet në mënyrë anonime. c.5.5 Mosha minimale për Pjesëmarrje është 18 vjeç. c.6 Pikat e shitjes c.6.1 Shoqëria shet Biletat nëpërmjet Pikave të Shitjes të autorizuara. c.6.2 Transmetimi i të dhënave të Skedave dhe të dhënave të Parashikimit të Shpejtë nga Sistemi si dhe përcjellja e vlerës së luajtur nga Lojtari për tek Shoqëria kryhet ekskluzivisht nëpërmjet Pikave të Shitjes. c.6.3 Pjesëmarrja në Shortin përkatës organizohet nga Pikat e Shitjes. As Pikat e Shitjes dhe as Shoqëria nuk do të konsiderohen të kenë ndonjë detyrim kontraktor kundrejt një Lojtari në lidhje me Parashikimin(et) si Kombinim Fitues ose me mundësi për të fituar, edhe nëse Lojtari ka plotësuar Skedën në Pikën e Shitjes, ose e ka kryer Parashikimin përmes Parashikimit të Shpejtë nga Sistemi. c.6.4 Pikat e Shitjes nuk janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e përmbajtjes apo të plotësimit të një Skede. Megjithatë, ata janë përgjegjës ndaj Shoqërisë për pagesën e Vlerës së Luajtur që rezulton nga Biletat, të cilat janë printuar. c.7 Vlerat e Luajtura dhe Regjistrimi c.7.1 Pagesa e fondeve për Vlerat përkatëse të luajtura i konfirmohet Lojtarit nga Pika e Shitjes nëpërmjet lëshimit të Biletës që përmban kodin. c.7.2 Lëshimi dhe dorëzimi i saktë i një ose disa Biletave që përmbajnë kodin, është parakusht për Pjesëmarrje dhe përpunim të mëtejshëm të të dhënave. c.7.3 Vetë Bileta është e pajisur me një kod që përbën një element thelbësor të Biletës dhe siguron alokimin e saktë teknik të Biletës tek të dhënat e luajtura. |
c.7.4 Bileta që i lëshohet Lojtarit shërben si prova e vetme e Pjesëmarrjes në Lojë dhe është parakusht për marrjen e të drejtës së fitimit të një çmimi të mundshëm.
c.8 Të dhënat e Pjesëmarrjes c.8.1 Të dhënat duhet të transmetohen nga Pikat e Shitjes për tek Shoqëria duke përdorur Sistemin Kompjuterik. c.8.2 Të dhënat duhet t’i transmetohen Shoqërisë para Kohës së Mbylljes së Lojës për Shortin përkatës. Të dhënat e marra nga Shoqëria pas Kohës përkatëse të Mbylljes së Lojës do të marrin pjesë në Shortin pasardhës. c.8.3 Të dhënat që nuk janë marrë në mënyrë elektronike nga Shoqëria (d.m.th. të dhëna për të cilat nuk është lidhur një kontratë loje duke qenë se nuk janë marrë nga kompania) nuk do të marrin pjesë në Lojë dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në përcaktimin e Vlerës së Luajtur. c.8.4 Pika e Shitjes ashtu si edhe Shoqëria mund të refuzojnë në çdo kohë pranimin e të dhënave për arsye materiale (p.sh. duke përfshirë por pa u kufizuar në ndikimin e dukshëm të alkoolit apo substancave të jashtëligjshme, ose substancave që mund të ndikojnë në vendimmarrje). c.9 Përgjegjësia c.9.1 Shoqëria do të jetë përgjegjëse për çdo dëm që i shkaktohet Lojtarit për faj të saj pas lidhjes së kontratës së lojës. c.9.2 Shoqëria nuk merr përsipër asnjë detyrim (prandaj nuk mund të jetë përgjegjëse) lidhur me dëmet që shkaktohen nga veprimet kriminale të palëve të treta, ose në rast të një ngjarje të cilësuar si Forcë Madhore, ose që rezulton nga rrethana të tjera për të cilat Shoqëria nuk është përgjegjëse. c.9.3 Pikat e shitjes do të jenë përgjegjëse vetëm për veprime të tyre të shkaktuara me dashje dhe me faj të rëndë. c.9.4 Përzgjedhja e modaliteteve të Pjesëmarrjes në ngjarjen përkatëse i mbetet Lojtarit. Pika e Shitjes nuk mund të jetë përgjegjëse për Pjesëmarrjen e paqëllimshme të Lojtarit në Lojë. c.9.5 Lojtari merr përsipër të gjitha humbjet në lidhje me saktësinë e të dhënave në Skedë dhe përputhshmërinë e tyre me Biletën, si dhe për saktësinë e Biletës sa i përket përmbajtjes dhe printimit të kodit. Lojtari është i detyruar të mos pranojë një Biletë nëse i mungon kodi ose ndonjë element tjetër përbërës i përmendur këtu. ç. Vendi i organizimit të Lojës dhe territori i shitjes së Biletave ç.1 Shoqëria shet bileta dhe në këtë mënyrë mundëson pjesëmarrjen në lojë nëpërmjet një rrjeti Pikash Shitjesh të autorizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Çdo pjesëmarrje në lojë do të realizohet nëpërmjet Sistemit Kompjuterik. d. Çmimi individual për Parashikimin dhe/ose kombinimet e mundshme d.1 Çmimi për një Parashikim është 50 (pesëdhjetë) Lekë. d.2 Për pjesëmarrje në më shumë se një Short, çmimi që duhet paguar për çdo Parashikim duhet të shumëzohet me numrin e Shorteve. Në çdo rast, duhet të paguhet çmimi i përcaktuar, në mënyrë që të lidhet kontrata e lojës. dh. Afati i fundit për Pjesëmarrje në Lojë dh.1 Vetëm Parashikimet që janë janë dorëzuar para Kohës së Mbylljes së një Shorti do të marrin pjesë në atë Short. e. Katergoritë e Vlerës së Luajtur dhe çmimet e.1 Në bazë të këtyre Kushteve, vetëm të dhënat e marra në mënyrë elektronike nga Shoqëria dhe që i konfirmohen Lojtarit nëpërmjet Biletës(ave), do të marrin pjesë në Lojë dhe në këtë mënyrë, në përcaktimin e numrit të fituesve brenda çdo kategorie çmimi dhe shumave përkatëse fituese të një Shorti. e.2 Përcaktimi i Vlerave të Luajtura e.2.1 Vlera e Luajtur e një Shorti (“Vlera e Luajtur”) përcaktohet duke shumëzuar (i) numrin e Parashikimeve të paguara në lidhje me atë Short (për të shmangur dyshimet, duke përjashtuar Parashikimet falas të shpërndara nga Shoqëria, sipas zgjedhjes së saj) bazuar tek të dhënat e marra nga Shoqëria; me (ii) çmimin për Parashikim. e.2.2 Nëse Shoqëria ofron për Personat Parashikime falas ne kontekstin e një rasti të veçantë, kjo e fundit do të paguajë shumat fituese të këtyre Parashikimeve falas fituese. e.2.3 Përcaktimi i Vlerës së Luajtur për Shortin përkatës kryhet nga Shoqëria pas Kohës së Mbylljes së Lojës. e.3 Kategoritë e çmimeve e.3.1 Numri i Parashikimeve të sakta në Kombinimin Fitues përcakton nivelin dhe kategorinë e çmimit fitues sipas përcaktimeve në pikën e.3.2 më poshtë. e.3.2 Piramida e Kategorive të Çmimeve është si më poshtë: Kategoria Çmimi në Lekë Piramida e çmimeve për këtë Lojë është llogaritur të ketë një pagesë mesatare çmimesh prej më shumë se 50 %. e.3.3 Për të fituar një çmim në kategorinë e parë, kombinimi i plotë i katër (4) shifrave, në radhitje të saktë, duke filluar nga e djathta në të majtë, së bashku me simbolin e Parashikimit, duhet të përkojë me Kombinimin Fitues të përcaktuar nga hedhja e shortit. e.3.4 Për të fituar një çmim në kategoritë dy (2) deri në pesë (5), katër (4) shifrat e Parashikimit, në radhitje të saktë, duke filluar nga e djathta në të majtë, duhet të përkojnë plotësisht ( kategoria e 2të ) ose pjesërisht ( kategoritë 3 deri në 5) me Kombinimin Fitues të përcaktuar nga hedhja e shortit. e.3.5 Fitimi i një çmimi në një kategori çmimi përjashton mundësinë e fitimit të të njëjtit parashikim në një kategori çmimi më të ulët, në të njëjtin Short e.4 Të gjitha çmimet fituese janë paraqitur me vlera bruto. e.5 Shoqëria mund të shtojë çmime monetare ose jo monetare, në kategoritë e çmimeve individuale. e.6 Përcaktimi i numrit të fituesve brenda çdo kategorie çmimesh dhe shumën përkatëse fituese të një Shorti do të bëhet në ditët në vazhdim të punës pas hedhjes së Shortit. Nëse ka shkaqe thelbësore për moskryerjen e këtyre veprimeve, Shoqëria mund të shtyjë përcaktimin e kategorive deri në ditën pasardhëse të punës. f. Skedat dhe Biletat f.1 Vetëm Biletat e lëshuara nëpërmjet përdorimit (i) të mediave të cilave ju është dhënë leje nga Shoqëria; (ii) Skedat e vëna në dispozicion nga Kompania; ose (iii) Parashikimet e Shpejta nga Sistemi mund të përdoren për Pjesëmarrjen në Lojë. f.2. Bileta shërben si prova e vetme e Pjesëmarrjes në Lojë dhe është kusht për pretendimin e të drejtës së fitimit të çdo çmimi të mundshëm. g. Mënyra e hedhjes së shortit, pagesa e çmimeve g.1 Mënyra e hedhjes së Shortit: g.1.1 Përcaktimi i Kombinimit Fitues realizohet me anë të zhvillimit të një Shortit i cili është i hapur për publikun ( hedhje publike e shortit). g.1.2 Data/dita, ora dhe vendi i hedhjes së Shortit dhe ndryshimet përkatëse do të publikohen paraprakisht në Faqen Zyrtare të Shoqërisë dhe/ose nëpërmjet mjeteve informuese. g.2 Publikimi i rezultateve të Shortit dhe shumat e fituara g.2.1 Shoqëria do të publikojë rezultatet e Shortit në faqen zyrtare të Shoqërisë pas Shortit përkatës. h. Mënyra dhe afati i pagesës së çmimeve h.1 Në përputhje me këto Kushte, vetëm të dhënat që janë marrë nga Shoqëria për një Short specifik para Kohës së Mbylljes së Lojës dhe që i janë konfirmuar Lojtarëve nëpërmjet Biletave, do të marrin pjesë në përcaktimin e Vlerës së Luajtur, përcaktimin e numrit të fituesve brenda çdo kategorie çmimesh dhe fitimet përkatëse të këtij Shorti. h.2 E drejta e fitimit të çmimit mund të rezultojë vetëm nga Bileta. Të dhënat në Biletë duhet të korrespondojnë me të dhënat e marra nga Shoqëria dhe kodi mbi Biletë duhet të jetë qartësisht i lexueshëm. h.3 Çmimet do të paguhen pasi të ketë përfunduar përcaktimi i fituesve dhe verifikimi i pagesave të çmimeve të jetë lëshuar nga Shoqëria në përputhje me pikat e.6. h.4 Çdo kërkesë për çmim do të jetë subjekt i paraqitjes dhe dorëzimit të Biletës. Pagesa e çdo çmimi do të shënohet në përputhje me rregullat në Sistemin Kompjuterik dhe Bileta do t’i kthehet Personit që e paraqet atë (d.m.th. Mbajtësit) nga pika ku kryhet pagesa e çmimeve (kjo është Pika e Shitjes ose një qendër për kryerjen e pagesave të çmimeve të mëdha), pasi është paguar çmimi. h.5 Pagesa e çmimeve do të jetë subjekt i tatimit në burim. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. h.6 Shoqëria në përputhje me ligjin Nr.9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, do të marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese. h.7 Çmimet deri në 15,000 (pesëmbëdhjetëmijë) Lekë për Biletat fituese të kualifikuara në përputhje me rregullat, do t’i paguhen Mbajtësit të Biletës me para në dorë në çdo Pikë Shitje. h.8 Çmimet e kategorive të larta që variojnë nga 15,001 (pesëmbëdhjetëmijenjë) Lekë deri në 100,000 (njëqindmijë) Lekë për Biletat fituese të kualifikuara në përputhje me rregullat, do t’i paguhen Mbajtësit të Biletës në Pika Shitje posaçërisht të përcaktuara (qendrat e pagesave të çmimeve të mëdha). h.9 Pavarësisht pikave të mësipërme h.7, h.8 dhe h.11, Mbajtësit e Biletave fituese të kualifikuar në përputhje me rregullat, mund të zgjedhin të kërkojnë çmimet e tyre, pavarësisht shumave të fituara, në zyrat qendrore të Kompanisë. Çmimet e kategorisë së lartë që kalojnë shumën e 100,000 (njëqindmijë) Lekëve për çdo Biletë fituese të kualifikuar në përputhje me rregullat, do të trajtohen në mënyrë ekskluzive nga zyrat qendrore të Kompanisë dhe do t’i paguhen Mbajtësit të Biletës jo më herët se një javë pasi Shoqëria ka marrë formularin e kërkesës për çmimin e fituar. Këto çmime të kategorisë së lartë do të transferohen në mënyrë ekskluzive në një llogari bankare të specifikuar në formularin e kërkesës për çmimin e fituar (ose çdo metodë tjetër pagese të rënë dakord mes Kompanisë dhe fituesit të çmimit të kategorisë së lartë), që duhet të plotësohet tërësisht dhe të dorëzohet nga Mbajtësi i Biletës. h.10 Në rast se çmimi kërkohet në zyrat qendrore të Shoqërisë, formulari i kërkesës për çmimin e fituar së bashku me Biletën e bashkëlidhur, do të qëndrojë tek Kompania. Çdo tarifë transfertë bankare ose postare, si dhe të gjitha tarifat e tjera ligjore të përcaktuara apo kostot që shkaktohen në këtë kontekst, nëse do të ketë, do të paguhen nga marrësi. h.11 Disa çmime në lidhje me më shumë se një Short, që së bashku kapin shumat nga 15,001 (pesëmbëdhjetëmijenjë) Lekë deri në 100,000 (njëqindmijë) Lekë do të paguhen nga Pikat e Shitjes të përcaktuara nga Shoqëria (qendrat e pagesave të çmimeve të mëdha). Çdo fitim i tillë që kalon vlerën prej 100,000 (njëqindmijë) Lekësh, do të paguhet në mënyrë ekskluzive nga zyrat qendrore të Kompanisë në përputhje me pikën h.9. h.12 Nëse një Biletë fituese, e cila i është dorëzuar Shoqërisë së bashku me formularin e kërkesës për çmimin e fituar përfshin gjithashtu Parashikim(e) në lidhje me Shorte që do të zhvillohen në të ardhmen, Bileta do të mbahet në dosje nga Kompania derisa të zhvillohen të gjitha Shortet në të cilat merr pjesë kjo Biletë. Nëse kjo Biletë është Biletë fituese në çdo Short tjetër (që janë pas datës së dorëzimit të kësaj Bilete tek Kompania), shuma(t) përkatëse të fituara të këtij/këtyre Shorteve të tjerë do të paguhet në llogarinë bankare të deklaruar në formularin e kërkesës për çmimin e fituar, të dorëzuar më parë në Kompani. Çdo tarifë transfertë bankare ose postare, si dhe të gjitha tarifat e tjera ligjore të përcaktuara apo kosto që shkaktohen në këtë kontekst, nëse do të ketë, do të paguhen nga marrësi. h.13 Të gjitha pagesat për fituesit do të kenë efekt reduktimi detyrimesh për Shoqërinë. h.14 Mbajtësit e Biletës mund të pretendojnë çmimin(et) e tyre deri në 90 (nëntëdhjetë) ditë të vijueshme nga dita pas datës përkatëse të Shortit. Pas përfundimit të këtij afati, çdo e drejtë e mundshme për tërheqjen e çmimit do të skadojë. Çdo çmim që nuk është kërkuar brenda periudhës 90 ditore të përshkruar më sipër, do të transferohet në Fondin e çmimeve të Pakërkuara. Ky fond do të përdoret për (i) bonuse shtesë monetare; dhe/ose (ii) bonuse shtesë jo monetare, që do të jepen në bazë të lojës së Kompanisë. Kompania me zgjedhjen absolute të saj, do të përcaktojë pjesën që do të përdoret nga ky fond për çdo njërin prej qëllimeve të parashikuara në pikën (i) dhe (ii) të këtij neni. h.15 Nëse fitohen disa çmime për një kontratë loje, shuma e grumbulluar e çmimeve do të merret si bazë për metodën e pagesës. h.16 Mbajtësi i një Biletë nuk do të ketë të drejtën e marrjes së çmimit(eve) nëse (a) Mbajtësi nuk ka mbushur ende moshën 18 vjeç, ose nuk mund të vërtetojë se ai ka mbushur 18 vjeç, (b) Bileta është falsifikuar me ndonjë mënyrë, apo është korruptuar, ose (c) kodi në Biletë është i palexueshëm. Nëse një Mbajtës i një Bilete beson se Pika e Shitjes i ka refuzuar atij/asaj Çmimin për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve, Mbajtësi i Biletës duhet të kërkojë çmimin tek Zyrat Qendrore duke plotësuar formularin e rëndësishëm të kërkesës për çmimin e fituar dhe duke e dorëzuar atë tek Shoqëria së bashku me Biletën. h.17 Nuk ekziston asnjë detyrim për Pikat e Shitjes ose për Shoqërinë që të kontrollojë të drejtën e Mbajtësit të Biletës. i. Publikimi i këtyre Kushteve i.1 Këto Kushte mund të konsultohen në çdo Pikë Shitje, pas kërkesës, dhe janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të shoqërisë. j. Tërheqja j.1 Tërheqja nga kontrata e lojës përjashtohet. |