Lojërat me shorte
Lotaria Kombëtare aktualisht afron disa lojëra fati me bazë shorti. Shortet hidhen automatikisht nga sistemet e lojës dhe janë të garantuara dhe certifikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.
“KENO dhe Galaxy” janë lojëra, shortet e të cilave hidhen çdo 5 minuta. Në çdo short, sistemi përzgjedh në mënyrë rastësore 20 numra nga 80 që janë gjithsej. Për të fituar mjafton që disa ose të gjithë numrat e zgjedhur nga Lojtari, të përputhen me 20 numrat e dalë nga shorti.