Politikat e Privatësisë
NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË
SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Lotaria Kombëtare, të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me: Individët të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj. Kandidatët për punësim.
Lotaria Kombëtare disponon faqen zyrtare të saj www.lotaria.al. Më anë të faqes zyrtare, ne informojme vizitorët në lidhje por pa u kufizuar vetëm me to; me produktet tona, legjislacionin, rregullat e lojërave, të luajturit më përgjegjshmëri, rezultat e shorteve të lojërave me bazë shorti, etj. Për vizitoret e www.lotaria.al, sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm). Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit. Lotaria Kombëtare nuk përdorë (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë. Gjatë shikimit të faqes tonë zyrtare ne mbledhim dhe vlerësojmë të dhënat e mëposhtme qe browser-i juaj i dërgon sistemit tonë. Të dhënat mblidhen duke përdorur JavaScript, e cila punon nga çdo faqe web-i. JavaScript vendos një cookie gjurmuese në kompjuterin tuaj për të identifikuar sesionin tuaj browser dhe për të njohur aksesin e përsëritur ne faqen zyrtare. Të dhënat e mëposhtëme mblidhen:
Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të. Lotaria Kombëtare do të përdorë të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret përkatëse. 3. ADRESA IP Adresa IP transmetohet në çdo kërkesë të serverit për të lejuar që serveri të dijë se ku duhet të dërgohet përgjigja. Ofruesi i Shërbimeve të Internetit (ISP) ju jep një adresë IP sa më shpejt që të lidheni me internetin dhe ISP-ja mund të rishikojë se cila adresë IP është caktuar në cilën nga klientët e saj në çdo kohë të caktuar. Për aq kohë sa të ruhet adresa IP, është teorikisht e mundur të identifikohet pronari i lidhjes në internet nëpërmjet ISP-së. Për këtë arsye, ne dhe ofruesit tanë të statistikave nuk e ruajnë adresën IP në mënyrë të përhershme, por vetëm përkohësisht për njohjen e sesionit dhe për arsye sigurie (për shembull, për të shmangur sulmet e hakerëve). Adresa IP pastaj fshihet menjëherë, në mënyrë që çdo informacion i mbledhur të bëhet anonim dhe nuk është më e mundur të identifikojë përdoruesin, madje as nëpërmjet ISP-së. 4. COOKIES 4.1. Qëllimi i Cookies Për t’ju lejuar të përdorni faqen e internetit të Lotarisë Kombëtare pa asnjë kufizim, ne përdorim ato që quhen cookies të sesionit. Cookies e sesionit janë paketa të vogla të informacionit që ruhen automatikisht në kujtesën e kompjuterit të vizitorit të internetit. Në një cookie të sesionit, një numër identifikimi i krijuar rastësisht dhe unik është depozituar në një të ashtuquajtur ID të sesionit. Një cookie gjithashtu përmban informacion mbi origjinën e tij dhe hapësirën e tij të jetës. Këto cookies nuk janë në gjendje të ruajnë ndonjë lloj tjetër të të dhënave. Vendosja e cookies sesion në kompjuterin tuaj nuk na mundëson të shohim skedarët në kompjuterin tuaj. Pasi ta përfundoni sesionin tuaj, dmth., pasi të keni mbyllur dritaren e shfletuesit tuaj, cookies e sesionit fshihen automatikisht. Duhet të aktivizoni cookie-t e sesionit për të përdorur shërbime të internetit që kërkojnë autentifikim. 4.2. Trajtimi i cookies Cilësimet e browser-it tuaj ju lejojnë të vendosni se si dëshironi që cookies të trajtohen. Sipas praktikës normale, browser është i vendosur për të pranuar cookie-t e sesionit. Ju keni mundësinë e refuzimit të përdorimit të cookie-ve të sesionit. |
5. APLIKANTËT PËR PUNË E LOTARISË KOMBËTARE
Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë Lotarisë Kombëtare, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse (p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj. Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen deri në 3 vjet pas kryerjes së aplikimit, në bazë të politikave të rekrutimit të Lotarisë Kombëtare, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna. Lotaria Kombëtare përpunon të dhënat tuaja vetëm për qëllimin që ju personalisht keni dhënë, duke ushtruar të drejtën tuaj të vetëpërcaktimit të informacionit. Miratimi për përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllimin e caktuar, është i vlefshëm deri në momentin që ju kërkoni fshirjen e tij, në çdo moment, brenda qëllimit të rregullores të mbrojtjes së të dhënave personale. 6. AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE Lotaria Kombëtare përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju japim një përshkrim të tyre; Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna; Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme; Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare. Për të bërë një kërkesë pranë Lotarisë Kombëtare, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të na e dërgoni kërkesën në adresën info@lotaria.al, Oficerit të Mbrojtjes së të Dhënave ose të dërgoni kërkesë me shkrim në adresën: “Rr. Murat Toptani, Qendra e Biznesit Eurocol, Kati 6, Tiranë, Shqipëri. Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një here në adresën e e mail: info@lotaria.al, Oficierit të Mbrojtjes së të Dhënave, ose të dërgoni kërkesë me shkrim në adresën: “Rr. Murat Toptani, Qendra e Biznesit Eurocol, Kati 6, Tiranë, Shqipëri, dhe ne do i’u përgjigjemi brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës suaj. Lutemi që, brenda kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. Lotaria Kombëtare do të marrë të gjithë masat e nevojshme për të identifkuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit. 7. PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Duke dërguar e mail te info@lotaria.al, Oficieri i Mbrojtjes së të Dhënave, ose kërkesë me shkrim në adresën: “Rr. Murat Toptani, Qendra e Biznesit Eurocol, Kati 6, Tiranë, Shqipëri, Ju mund të merrni më shumë informacion mbi: Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale; 8. LIDHJET ME FAQET E TJERA Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni. 9. KORRIGJIMI DHE FSHIRJA E TË DHËNAVE PERSONALE Për t’u informuar mbi korrigjiimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave tuaja personale, ju mund të telefononi në numrin e Shërbimit të Klientit +355 04 451 1000. Për të korrigjuar/fshirë të dhënat tuaja personale lutemi të na kontaktoni në adresën e e mail: info@lotaria.al, Oficierit të Mbrojtjes së të Dhënave, ose të dërgoni kërkesë me shkrim në adresën: “Rr. Murat Toptani, Qendra e Biznesit Eurocol, Kati 6, Tiranë, Shqipëri. Lotaria Kombëtare, në zbatim të Ligjit Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mbart detyrimin ligjor që në përgjigje të kërkesës tuaj, brenda një afati 30 ditor, të marrë masa për korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale. Në disa raste mund jetë e nevojshme që kërkesës me shkrim t’i bashkëngjitet një kopje e një dokumenti të vlefshëm identifikimi. 10. MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE Lotaria Kombëtare, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Lotaria Kombëtare kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës. 11. PYETJE DHE VËREJTJE: NA KONTAKTONI Me anë të shpjegimit të mësipërm, Lotaria Kombëtare shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga Lotaria Kombëtare. Si një shoqëri lojërash fati që sjell gjithmonë risi në produktet e saj të lojërave të fatit, Lotaria Kombëtare do t’u paraprijë shërbimeve të reja, por gjithmonë aktiv dhe i përgjegjshëm në lidhje me shqetësimet e mundshme rreth mbrojtjes së të dhënave tuaja personale. Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e e-mail: info@lotaria.al, Oficierit të Mbrojtjes së të Dhënave ose të dërgoni kërkesë me shkrim në adresën: “Rr. Murat Toptani, Qendra e Biznesit Eurocol, Kati 6, Tiranë, Shqipëri. 12. TË TJERA Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje interneti dhe Kushtet e Përgjithshme që aplikon Lotaria Kombëtare për klientët e saj. |