Siguria
Mbrojtja dhe siguria mishërohen në misionin e Lotarisë Kombëtare, dhe krahas besueshmërisë në menaxhimin e lojërave, përbëjnë thelbin e filozofisë së aktivitetit tonë. Në respektim të këtyre parimeve, do të zgjerohet vazhdimisht gama e lojërave dhe do të përdoret teknologjia e fjalës së fundit.
Politikat që ndjek Kompania jonë lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë rregullojnë fushat e mëposhtme duke qënë në përputhje me objektivat më të gjerë të korporatës:
• siguria në mbarëvajtjen e të gjitha lojërave dhe proceseve të rëndësishme të punës, me qëllim korrektësinë dhe vijueshmërinë.
• garancia që çdo lojtar do të ketë shanse të barabarta për të fituar dhe që manipulimet e çdo lloji, sidomos në lidhje me pjesëmarrjen në lojëra, shorte dhe përcaktimin e fitimeve, janë të parandaluara.
• siguria për trajtimin korrekt të informacioneve të rezervuara në respekt të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të dispozitave të tjera ligjore.
• siguria që punonjësit janë të sigurt gjatë proceseve punës.