Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Përgjegjësia Sociale e Korporatës është një koncept që përbën bazën për Lotarinë Kombëtare, për trupëzimin e interesave shoqërore, ekonomike dhe mjedisore në mënyrë vullnetare në veprimtarinë e saj si sipërmarrës dhe në marrëdhëniet tregtare me partnerët e saj. Të veprosh me përgjegjshmëri shoqërore dhe mjedisore nuk do të thotë vetëm të zbatosh aktet normative, por edhe të rrisësh investimin për marrëdhëniet me grupet e interesit. Ky qëndrim kërkon nga drejtuesit e shoqërisë një ndërgjegjësim të lartë për përgjegjësinë shoqërore, ekologjike dhe ekonomike, çka në fakt pasqyrohet në tërësinë e veprimtarive të shoqërisë sonë.
Lotaria Kombëtare, i merr gjithmonë shumë seriozisht përgjegjësitë e saj. Gjithsesi, ne jemi të bindur se përtej fokusit të deritanishëm tek “Lojëra me Përgjegjshmëri”, ka vend për përmirësime të mëtejshme, të cilat do të kenë ndikim në të gjithë sektorët e Kompanisë tonë.

Na gjeni