Mbrojtja e të dhënave
Në trajtimin e të dhënave, është parim thelbësor i Lotarisë Kombëtare, të mbajë parasysh dëshirat e klientëve të mundshëm dhe atyre ekzistues sa i takon ruajtjes së privacisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Merren në konsideratë kërkesat e posaçme lidhur me mbrojtjen e të dhënave, siç është pranueshmëria e përgjithshme e të gjitha sistemeve të përpunimit të të dhënave, shënimi i mbledhjes së të dhënave dhe kërkesa për transparencë që vjen nga personat e interesuar. Ne ndërthurim dëshirat e justifikuara të klientëve për mbrojtjen e privacisë me nevojat e shoqërisë sonë për një marketing të orientuar ndaj klientit. Nuk është nevoja të themi se parimet e mbrojtjes së të dhënave janë po aq të rëndësishme edhe për trajtimin e të dhënave personale të punonjësve tanë. Edhe në këtë rast zbatohet i njëjti parim me atë që zbatohet gjatë trajtimit të të dhënave personale të klientëve. Punonjësit e përgjegjshëm dhe të aftë përbëjnë potencialin që garanton pozicionin dhe zhvillimin e shoqërisë në treg. Por aftësia duhet zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase dhe ne këtë e arrijmë përmes masave të ndryshme kualifikuese dhe metodave të trainimit.