Lojëra me Përgjegjshmëri

Lotaria Kombëtare, e vendos maksimalisht theksin tek mbrojtja e lojtarit dhe i tejkalon posaçërisht kërkesat ligjore në rregullat, masat dhe programet tona për të luajtur me përgjegjshmëri. Kjo vlen për të gjitha aspektet, që nga kurset dhe trajnimet që u ofrojmë punonjësve dhe partnerëve të shitjes lidhur me marrëdhëniet me klientët dhe çështjet e lojës së përgjegjshme, e deri tek masat që marrim për të mbrojtur të miturit.

Çfarë është varësia ndaj lojërave të fatit?

Varësia ndaj lojërave të fatit shfaqet si konsumim i tepruar patologjik i produkteve të lojërave të fatit. Mund të konsiderohet  varësi kur loja bëhet një mani që konsumon pjesën më të madhe të kohës së lojtarit. Individët me varësi ndaj lojërave të fatit investojnë shumë kohë dhe para duke neglizhuar fushat e tjera të jetës, siç është familja dhe/ose karriera e tyre. Në një proçes që zakonisht zgjat disa vite, këta individë, së fundmi humbin dhe marrëdhëniet e tyre sociale dhe si rrjedhim edhe vetëvlersimin dhe vetëbesimin e tyre.

Ne përkushtohemi që të parandalojmë.

Lotaria Kombëtare, e ka ndjekur rrugën e “lojërave me përgjegjshmëri” qysh prej themelimit të kompanisë. E kemi vendosur si prioritet që të punojmë kundër problemeve të mundshme që mund të lindin nga pjesëmarrja në lojërat e fatit. Për të siguruar që lojërat e fatit të jenë për klientët tanë vetëm një aktivitet i kohës së lirë, Lotaria Kombëtare, është angazhuar të zbatojë kufizimet e duhura, të sigurojë respektimin e rregullave dhe rregulloreve të lojës, t’u japë lojtarëve informacionet e nevojshme dhe ta përfshijë mbrojtjen e lojtarëve në zhvillimin e lojërave të reja dhe në riprojektimin e produkteve ekzistuese.

Fëmijët dhe të rinjtë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë grup i synuar për produktet e Lotarisë Kombëtare. Me gamën e produkteve tona, synojmë vetëm personat madhorë mbi moshën 18 vjeç. Personat nën moshën 18 vjeç nuk lejohen të marrin pjesë në lojërat tona. Asnjë produkt i lojërave të fatit nuk do t’u shitet të miturve nën 18 vjeç.

Ofrojmë informacion për konsumatorët tanë

Me anë të broshurave rreth “Lojëra me Përgjegjshmëri”, Lotaria Kombëtare, vë në dispozicion të bashkëpunëtorëve të saj të pikave të shitjeve, informacion mbi lojërat e fatit dhe kërkon vendosjen e tyre në çdo pikë shitjeje. Këto broshura përmbajnë rregulla mbi përdorimin e sigurtë të lojërave të fatit, testim mbi mundësinë e varësisë ndaj lojërave të fatit si dhe shanset për të fituar me lojërat tona të fatit.

Ne sigurojmë  trajnim të vazhdueshëm dhe afatgjatë.

Në korporatën tonë çelësi i suksesit për të siguruar dhe ofruar “lojëra me përgjegjshmëri”, është në duart e punonjësve.

Menaxherët dhe punonjësit, të cilët janë në kontakt të drejpërdrejtë me klientët marrin pjesë në seminare dhe trajnime të përvitshme, të konceptuara enkas për ta, nga ekspertë të lojërave të fatit. Përveç kësaj, për të gjithë punonjësit e tjerë është e detyrueshme ndjekja e një kursi on line mbi të luajturin me përgjegjshmëri.  

Kontratat me partnerët e rinj të shitjeve mund të nënshkruhen vetëm pasi të kenë kryer me sukses trajnimin për lojërat me përgjegjshmëri. Krahas kësaj, të gjithë partnerët e shitjeve ritrajnohen për lojërat me përgjegjshmëri të paktën një herë në vit, nga punonjësit tanë të shërbimit në terren. Atyre u jepet edhe mundësia për ta përsëritur kursin e trajnimit bazë drejtpërdrejt në pikën e shitjes, përmes terminaleve tona në rrjet.

Ne reklamojmë  me përgjegjshmëri.

Publiciteti me përgjegjshmëri është në vetvete i lidhur me të luajturit me përgjegjshmëri. Lotaria Kombëtare, ka zbatuar gjithmonë në mënyrë vullnetare standardet më të larta etike në veprimtaritë e saj publicitare.

Nga këndvështrimi legjislativ, Lotaria Kombëtare, ka të drejtë të ofrojë dhe të marketojë produkte dhe shërbime të lojërave të fatit me efikasitet dhe përgjegjshmëri. Pra, e kemi për detyrë të promovojmë të ashtuquajturën “dije për lojërat e fatit”. Kjo mbulon si zhvillimin e aftësisë së individit për të marrë pjesë në format e ndryshme të lojërave të fatit në mënyrë të kontrolluar dhe të parrezikshme ashtu edhe zhvillimin e formave të përshtatshme përmes të cilave t’u drejtohemi grupeve të ndryshme të synuara.

Kjo duhet të arrihet përmes publicitetit informativ të projektuar me kujdes në mënyrë që të japë informacion por pa nxitur në mënyrë të tepruar nevojën për të luajtur.

Ne mbështesim rezultatet kërkimore

Ne jemi në një bashkëpunim të vazhdueshëm me ekspertët ndërkombëtarë në fushën e Lojërave me Përgjegjshmëri, duke i vlerësuar në vazhdimësi elementët që ne implementojmë në lidhje me këtë fushë.

 

Mundësitë tuaja për të fituar një çmim të parë

Mundësia për të fituar një çmim të parë me 6 numra të saktë, në Loto “6 nga 39”, është 1:3,262,623

Numra të saktëMundësia për të fituar është 1 në
63,262,623.0
516,477.9
4411.9
329.9
25.3
Mesatarisht4.5

Të gjitha rezultatet e lojërave e fatit përcaktohen krejt rastësisht.

Në rastet kur lojëtarët fitojnë shuma të mëdha parash, Lotaria Kombëtare, ofron asistencën e një këshilluesi për fituesin, në mënyrë që ai të përshtatet më lehtë me shumën  e fituar. Nëse fituesi dëshiron, këshilluesi do ta kontaktojë dhe do ta këshillojë mbi përdorimin sa më mirë të parave të fituara. Ky shërbim u ofrohet të gjithë lojëtarëve që kanë fituar shuma prej 100,000 Lekë apo më tepër.

Na gjeni