Përgjegjshmëria
Lotaria Kombëtare, e vendos maksimalisht theksin tek mbrojtja e lojtarit dhe i tejkalon posaçërisht kërkesat ligjore në rregullat, masat dhe programet tona për të luajtur me përgjegjshmëri. Kjo vlen për të gjitha aspektet, që nga kurset dhe trajnimet që u ofrojmë punonjësve dhe partnerëve të shitjes lidhur me marrëdhëniet me klientët dhe çështjet e lojës së përgjegjshme, e deri tek masat që marrim për të mbrojtur të miturit.
Lotaria Kombëtare, e ka ndjekur rrugën e “lojërave me përgjegjshmëri” qysh prej themelimit të kompanisë. E kemi vendosur si prioritet që të punojmë kundër problemeve të mundshme që mund të lindin nga pjesëmarrja në lojërat e fatit. Për të siguruar që lojërat e fatit të jenë për klientët tanë vetëm një aktivitet i kohës së lirë, Lotaria Kombëtare, është angazhuar të zbatojë kufizimet e duhura, të sigurojë respektimin e rregullave dhe rregulloreve të lojës, t’u japë lojtarëve informacionet e nevojshme dhe ta përfshijë mbrojtjen e lojtarëve në zhvillimin e lojërave të reja dhe në riprojektimin e produkteve ekzistuese.