Arkiva e shtypit

Tiranë, më 28/07/2016

 

Njoftim për shtyp

 

Grupi NOVOMATIC, 100% aksioner i Lotaria Kombëtare sh.p.k.

Aksioneri i ri dhe i fuqishëm do të sjellë sukseset e ardhshme, për kompaninë Lotaria Kombëtare

 

Lotaria Kombëtare sh.p.k. ka një aksioner të ri dhe të fuqishëm: NOVOMATIC, grupin udhëheqës të teknologjisë së lojërave të fatit në Evropë, aktualisht i pranishëm dhe me rezultate të provuara në Shqipëri. Finalizimi i këtij transaksioni është ende në vazhdimësi e sipër dhe është objekt i miratimeve nga Autoritetet rregullatorë përkatës në Shqipëri.

Me NOVOMATIC, Lotaria Kombëtare do të ketë një aksioner të fuqishëm dhe të qëndrueshëm që do të sjellë ekspertizë të gjerë në industrinë e lojërave të fatit dhe do të kontribuojë në suksesin e mëtejshëm të Lotarisë Kombëtare.

“Ne jemi shumë të kënaqur që me një aksioner të ri dhe të fortë, siç është Grupi NOVOMATIC, do të vazhdojmë të ofrojmë për personat në moshë madhore,  produkte të lojërave të fatit që janë të besueshme, të sigurta, cilësore dhe zbavitëse, që shpërndajnë çmime të shumta dhe mundësi të larta fitimi”, tha z. Peter Simoner, Drejtor Ekzekutiv dhe Administrator i kompanisë Lotaria Kombëtare.

“Ne gjithashtu besojmë fuqishëm në modelin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të lojërave të fatit për të mirën e shoqërisë në të cilën bëjmë pjesë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare për projekte të ndryshme humanitare si dhe për projekte në fusha të tjera me interes publik në Shqipëri”, tha ai.

Nëpërmjet “Bordit të Çështjeve të Mira”, Lotaria Kombëtare ka mbështetur projekte të ndryshme me impakt dhe ndjeshmëri sociale, duke dhuruar deri më tani më shumë se 28.5 milion Lekë.

Nga ana tjetër, Lotaria Kombëtare ka shpërndarë gjithashtu më shumë se 673 milion Lekë, në më shumë se 4.2 milion fitues, në të gjithë Shqipërinë, deri në fund të vitit 2015.

 

Rreth NOVOMATIC:

Grupi NOVOMATIC është një nga prodhuesit dhe operatorët më të mëdhenj ndërkombëtarë të teknologjive të lojërave të fatit dhe ka të punësuar më shumë se 24 000 punonjës në të gjithë botën. I themeluar nga sipërmarrësi, Profesor Johann F. Graf në vitin 1980, Grupi ka veprimtari në më shumë se 50 vende dhe eksporton pajisje të teknologjisë së lartë elektronike të lojërave të fatit si dhe zgjidhje teknologjike, në 80 vende. Grupi operon më shumë se 235 000 terminale në mbi 1 600 veprimtaritë e veta të lojërave të fatit si dhe nëpërmjet koncepteve me qira.

Nëpërmjet partnerëve të saj të shumtë ndërkombëtarë, Grupi NOVOMATIC është plotësisht aktiv në të gjitha segmentet e industrisë së lojërave të fatit duke ofruar kështu një portofol të larmishëm produktesh për partnerët e tij dhe klientët në mbarë botën. Kjo gamë produktesh përfshin lojëra dhe shërbime, menaxhim të sistemeve dhe menaxhim të cash-it, zgjidhje për lojëra në internet / celular dhe sociale, si edhe zgjidhje për baste sportive së bashku me një gamë të produkteve dhe shërbimeve të sofistikuara ndihmëse.


  • 07/07/2016 – Shpallja e Projekteve Fituese nga Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare
  • 31/03/2016 – Fondi për Çështjet e Mira nga Lotaria Kombëtare për vitin 2016, vlera në dispozicion 7 025 566 Lekë
  • 20/01/2016 – Çmimet fituese shpërndarë nga Lotaria Kombëtare, gjatë 2015
  • 04.05.2015 – Fondi për Çështjet e Mira nga Lotaria Kombëtare, vlera në dispozicion 21 477 227 Lekë (të reja)
  • 15/09/2014 – Lotaria Kombëtare hedh në treg produktin e saj të tretë, lojën “Fito Fito”
  • 28/03/2014 – Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, nën kujdesin e Shoqatës Europiane të Lotarive organizon për herë të parë në Shqipëri konferencën “Lojëra me Përgjegjshmëri”
  • 30/12/2013 – Loto “6 nga 39”, shpërndan shumën e akumuluar të Jackpotit
  • 26/12/2013 – Lotaria Kombëtare organizoi sot një aktivitet festiv për të moshuarit e qendrave rezidenciale publike të Tiranës, Kavajës, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës dhe Poliçanit.
  • 23/12/2013 – Lotaria Kombëtare njofton se për shkak të një problemi teknik, shorteu i ditës së djeshme të Loto “6 nga 39”, është hedhur sërish në praninë e Komisionit të Shorteut
  • 25/09/2013 – Lotaria Kombëtare lançon produktin e dytë, Biletat Gërvishtëse “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash”
  • 11/06/2013 – Lotaria Kombëtare bëhet anëtare e Shoqatës së Lotarive Europiane
  • 10/04/2013 – Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit “Austrian Lotteries” ka zhvilluar sot më datë 10 Prill 2013 ceremoninë zyrtare të prezantimit për publikun shqiptar
  • 19/03/2013 – Presidenti i Republikës dekreton projektligjin për Licencën e Lotarisë Kombëtare
  • Na gjeni