Vlerat e kompanisë
Lotaria Kombëtare, u ofron lojëra të cilësisë më të lartë personave në moshë madhore. “Lojëra me përgjegjshmëri” është baza e të gjithë veprimtarive tona.
Puna jonë mbështetet në besimin që na japin lojtarët dhe autoriteti licencues. E ndërthurim përgjegjësinë kundrejt shoqërisë, shtetit Shqiptar dhe politikave rregullatore të tij, me angazhim të lartë, duke përmbushur kështu këto parime, në mënyrë të besueshme.
Ekspertiza e grupit karakterizohet nga fuqia e inovacionit dhe eksperienca e gjatë në tregjet ndërkombëare, që janë vlera të fituara përgjatë viteve. Zhvillojmë dhe përdorim teknologjinë e fjalës së fundit, për të garantuar siguri optimale për sa i takon administrimit të lojërave.
Lotaria Kombëtare, e konsideron veten si një “qytetar i mirë”, duke mbështetur institucione dhe projekte që përfaqësojnë interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Bazuar në rregullat e licensimit si dhe objektivave të NOVOMATIC Group, nën të cilin Lotaria Kombëtare operon, synojmë ta ofrojmë të gjithë gamën e plotë të produkteve në mbarë Shqipërinë.
Nxitja e bashkëpunimit me partnerë lokal, jep mbështetje optimale për një sukses afatgjatë me Lotarinë Kombëtare.