Kush jemi

NOVOMATIC Group, është një nga prodhuesit dhe operatorët më të mëdhenj ndërkombëtarë të teknologjive të lojërave të fatit dhe ka të punësuar më shumë se 28,000 punonjës në të gjithë botën. I themeluar nga sipërmarrësi, Profesor Johann F. Graf në vitin 1980, Grupi ka veprimtari në më shumë se 50 shtete dhe eksporton pajisje të teknologjisë së lartë elektronike të lojërave të fatit si dhe zgjidhje teknologjike, në 80 vende. Grupi operon më shumë se 235,000 terminale lojrash (VLTs) në mbi 1,600 stacione, duke shtuar gjithashtu edhe veprimtaritë e lojrave të fatit, që operon nën konceptin e qiradhënies.

NOVOMATIC Group është plotësisht aktiv në të gjitha segmentet e industrisë së lojërave të fatit, nëpërmjet filialeve të shumta ndërkombëtare, duke ofruar kështu një portofol të larmishëm produktesh për partnerët e tij dhe klientët në mbarë botën. Kjo varion nga produktet dhe shërbimet e lojërave bazë, nëpërmjet menaxhimit të sistemeve dhe zgjidhjeve të menaxhimit të cash-it, zgjidhjeve për lojërat në internet, në celular dhe në rrjete sociale, në zgjidhjet e lojërave të lotarive dhe basteve sportive, deri në host-imin e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë së parë.

Karakteristika bazë e NOVOMATIC është fokusi i qartë, unik, inovator dhe i fortë mbi kërkim dhe zhvillim. Falë qendrave të shumta të teknologjisë, NOVOMATIC Group është një pionier në zhvillimin e produkteve inovatore dhe zgjidhjeve të sistemeve në fushën e lojrave të fatit.                                                                                                                Aktivitetet e zhvillimit të Grupit fokusohen në “Shpërndarjen e Zgjidhjeve të Lojrave të Fatit” dhe në përmbajtjen e lojërave të fatit dhe software aplikacioni.

NOVOMATIC Group është pozicionuar për rritje të qëndrueshme, të kontrolluar dhe të vazhdueshme dhe do të ndjekë me konsistencë këtë strategji të suksesshme. Tregjet kryesore përfshijnë në veçanti shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Evropën Qendrore, Lindore, dhe Juglindore. Me angazhimi të hershëm, Grupi ka krijuar, zgjeruar dhe mbajtur një pozicion të shkëlqyer në këto vende. Përveç rritjes se mëtejshme ne tregjet e këtyre rajoneve, fokusi është gjithashtu edhe në tregjet në rritje, me perspektiva të qëndrueshme e afatgjata të tilla si, Amerika Latine dhe Azia, por dhe Shtetet e Bashkuara, ku NOVOMATIC ka qenë aktiv për katër vjet.

NOVOMATIC ka qenë aktiv në Shqipëri për shumë vite dhe ka treguar rezultate të mira në industrinë e lojërave të fatit. Me blerjen e Lotarisë Kombëtare, NOVOMATIC do të kryesojë në sektorin e lotarive me anë të teknologjisë, ekspertizës të gjerë dhe “know-how”, duke kontribuar kështu për suksesin e mëtejshëm të Lotarisë Kombëtare.

Na gjeni