Viti 2019
Vendim
(Mbi Projektet Fituese)
Autoriteti: Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare
Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, datë 04.03.2015, u mblodh më datë 03.07.2019 për shpalljen e projekt-propozimeve fituese.
Me qëllim respektimin dhe garantimin e lirisë së pjesëmarrjes dhe të konkurimit; mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë; paanshmërinë e shqyrtimit të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave, Bordi i Çështjeve të Mira pasi shqyrtoi të gjitha projekt-propozimet e dërguara, me shumicë VENDOSI shpalljen e projekteve të mëposhtme fituese:
1.1 Projekti “ Pasurim bibliotekash dhe lexim” i propozuar nga Dudaj Group;
1.2 Projekti “Të gëzojmë se bashku”, propozuar nga Qendra “Art, Kulturë, Intergrim”;
1.3 Projekti “Inkubatori i Edukimit InED, një mundësi e mirë për të nxitur e mbështetur punësimin e te rinjve”, propozuar nga Metroresearch Center;
1.4 Projekti “Takohemi në Përralla”, propozuar nga Qendra Dritare;
1.5 Projekti “ Shëndet i kontrolluar, për gratë me mirëqenie të kufizuar”, propozuar nga Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit;
1.6 Projekti “Njoh Bullizmin, shpëtoj fëmijën”, propozuar nga Publical sh.p.k me titull;
1.7 Projekti “Qendër shërbimi dhe informimi për komunitetin me diabet, në veçanti fëmijët dhe të rinjtë me diabet”, propozuar nga Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet;
1.8 Projekti “Zemra e Superheronjve”, propozuar nga Qendra “TISS – Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psiko- Social”.
2 Përfaqësuesit ligjorë të projekteve fituese, ftohen të paraqiten pranë Bordit të Çështjeve të Mira, në ambientet e Lotarisë Kombëtare, në datat 22 & 23 Korrik 2019, ora 10.00 për të diskutuar draft kontratën që do të përcaktojë detyrimet dhe të drejtat për financimin.
3 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Bordi, falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kanë paraqitur projekt propozimet e tyre.