Viti 2017

Vendim

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare
Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, datë 04.03.2015, u mblodh sot më datë 05.06.2017 për shpalljen e projekt-propozimeve fituese. Me qëllim respektimin dhe garantimin e lirisë së pjesëmarrjes dhe të konkurimit; mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë; paanshmërinë e shqyrtimit të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave, Bordi i Çështjeve të Mira pasi shqyrtoi të gjitha projekt-propozimet e dërguara, vendosi shpalljen e projektit të mëposhtëm fitues:
  1. Projekti “Qendër informimi dhe shërbimi për fëmijët dhe të rinjtë me diabet” i propozuar nga Shoqata e Fëmijëve dhe të rinjve me Diabet (SHFRD).
  2. Përfaqësuesi ligjor i projektit fitues, ftohet të paraqitet pranë Bordit të Çështjeve të Mira, në ambjentet e Ministrisë së Financave, në datën 19.06.2017, ora 12.00 për të diskutuar draft kontratën që do të përcaktojë detyrimet dhe të drejtat për financimin.
  3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Bordi falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kanë paraqitur projekt propozimet e tyre.
  • Njoftim për pjesëmarrje
  • Formulari i Aplikimit
  • Kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projektit/eve dhe lidhjes së kontratës/ kontratave
  • Kontrata TIP
Na gjeni