Çështjet e mira
Viti 2022
Vendim
(Mbi Projektet Fituese)
Autoriteti: Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare
Bordi i Çështjeve të Mira, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, datë 04.03.2015, u mblodh më datë 16.06.2022 për shpalljen e projekt-propozimeve fituese për vitin 2022.
Me qëllim respektimin dhe garantimin e lirisë së pjesëmarrjes dhe të konkurimit; mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë; paanshmërinë e shqyrtimit të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave, Bordi i Çështjeve të Mira pasi shqyrtoi të gjitha projekt-propozimet e dërguara,
VENDOSI
- Shpalljen e projekteve të mëposhtme fituese:
1.1 Projekti “Një mundësi e re për komunitetin rom”, propozuar nga Dorian Ruci;
1.2 Projekti “Projektuesit e së ardhmes”, propozuar nga Andromahi Kufo;
1.3 Projekti “Leximi nuk njeh moshë”, propozuar nga Eduart Vathi;
1.4 Projekti “Mbrotje, këshillim informacion për tu mbrojtur nga varësia që sjellin substancat narkotike” propozuar nga Futura.al;
1.5 Projekti “Kujdesi Për Fëmijët Jetimë e Bën Botën Më Të Mirë” propozuar nga Agjensia Just Travel;
1.6 Projekti “Një jetë më e mirë për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri” propozuar nga Shoqata Shqiptare e Personave Që Jetojnë Me HIV/AIDS;
1.7 Projekti “Akses – Edukim dhe sipërmarrje” propozuar nga MTU- Me To University;
1.8 Projekti “ABAN – Albania Business Angles Network” propozuar nga InnovAdors;
1.9 Projekti “Psikologu online” propozuar nga Leka Strazimiri “Copy House”;
1.10 Projekti “REINFORCE” propozuar nga Universiteti Metropolitan Tirana (Future University of Tirana);
1.11 Projekti “Problemet e Stigmës dhe Shëndeti Mendor të të Rinjve dhe Adoleshentëve, si dhe Përmirësimi i Cilësisë së Jetës së Personave me Probleme të Shëndetit Mendor dhe Familjarëve” propozuar nga Udha e Fjalëve;
- Përfaqësuesit ligjorë të projekteve fituese, ftohen të paraqiten pranë Bordit të Çështjeve të Mira, në ambientet e Ministrise se Financave dhe Ekonomise, në datën 22 Qershor 2022 në ora 10.00 për të diskutuar draft kontratën që do të përcaktojë detyrimet dhe të drejtat për financimin.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Bordi, falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kanë paraqitur projekt propozimet e tyre.