Udhëzimet e lojës

“Porta e Fatit”, është një lojë lotarie me bazë shorti, ku shortet hidhen dhe transmetohen çdo të Diel mbrëmje në TV Klan. Çdo lojtar mund të marrë pjesë në këtë lojë duke blerë biletat “Porta e Fatit” që gjenden kudo në pikat e shitjes që kanë logon e këtij produkti.
Luani për të Fituar ÇMIME TË MËDHA si: Apartamente; apo 1,000,000 Lekë (të reja); makina; çmime cash prej 500,000 Lekë (të reja) ose 200,000 Lekë të reja, etj.
Të printuara në biletat “Porta e Fatit” dalloni qartë çmimet përkatëse që fitoni për atë short.

Bileta:

Çmimi: Biletat “Porta e Fatit” kushtojnë 200 Lekë.
Kujdes: Vetëm bileta (origjinale dhe e pa dëmtuar) njihet si vërtetim për çmimin që mund të keni fituar. Ruajeni biletën me kujdes. Pa biletën e lotarisë “Porta e Fatit” ju nuk do të paguheni për asnjë çmim.

Si të kërkoni çmimin tuaj

Numrat e biletave të përzgjedhura për të fituar, përveçse transmetohen në TV Klan gjatë hedhjes së shorteve, mund t’i gjeni edhe në pikat e shitjes ku shiten biletat “Porta e Fatit”, si edhe të publikuara në faqen tonë www.lotaria.al ose në rrjetet tona sociale.
Për të kërkuar çmimet fituese, ju lutemi të kontaktoni  Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare në 04 451 1000 (ose në 0800 0639).
Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit.

Shënime:
Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.
Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Na gjeni