Rregullat e lojës

RREGULLAT E PËRGJITHSHME

Për lojën “PORTA E FATIT”

Rregullat e përgjithshme për “Porta e Fatit” të paraqitura më poshtë (“Rregullat e Përgjithshme”) janë të vlefshme për të gjitha kontratat e lojërave të fatit të lidhura mes Kompanisë dhe një Lojtari nga data e miratimit të këtyre .

Këto Rregulla të Përgjithshme vlejnë si për pjesëmarrjen nëpërmjet Pikave të Autorizuara të Shitjes, me pajisje online, palëve të treta të autorizuara, ashtu edhe për pjesëmarrjen me anë të të gjitha llojeve të mediave të tjera (p.sh. internet, etj.).

Përkufizime:

Përjashto rastet kur konteksti e shpreh qartësisht ndryshe, fjalët e mëposhtme do të kenë kuptimin e mëposhtëm kur përdoren në këto Kushte të Përgjithshme:

“Kompania” – operatori i licencuar i Lotarisë Kombëtare, Lotaria Kombëtare sh.p.k., me seli qendrore në Tiranë, Shqipëri dhe adresë të aktivitetit në Rr. “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit Eurocol, Kati 6, Tiranë, Shqipëri, regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me NUIS L22119005R;

“Ligji Shqiptar për Lojërat e Fatit” – Ligji Nr. 155, datë 21 Dhjetor 2015, i ndryshuar herë pas here;

 “Personi” – është një anëtar i publikut i cili mund të jetë i interesuar për pjesëmarrje në Lojën Porta e Fatit

“Lojtar” – është një anëtar i publikut që blen apo merr në zotërim një Biletë Porta e Fatit.

“Mbajtës” – është personi që ka marrë zotërimin fizik të një Bilete Porta e Fatit.

“Bonus shtesë”- ka kuptimin e bonusit monetar dhe/ose jo monetar që u jepet lojtarëve që rezultojnë fitues/a të një shorti special të një ose më shumë numrave të biletave të përzgjedhura në mënyrë rastësore, si shtesë e çmimeve normale.

“Çmim i pa kërkuar”- çmim i fituar nga lojtari, i cili nuk është kërkuar deri në datën e përcaktuar nga Kompania sipas këtyre Rregullave të Përgjithshme.

Loja “Porta e Fatit”- është një lojë lotarie e organizuar nga Kompania, rezultatet e të cilës përcaktohen me hedhjen e një shorti.

“Seritë e Porta e Fatit” –janë një numër i përcaktuar i Biletave Porta e Fatit (në qarkullim) te lëshuara nga Kompania, duke pasur të gjitha të një çmim shitje të caktuar dhe piramidë çmimesh.

“Bileta Porta e Fatit” – është një biletë që është marrë në zotërim nga një Lojtar i cili mund të fitojë një çmim bazuar në rezultatet e shortit.

“Pikë Shitje” –  do të nënkuptojë një Pikë Shitje, që shfaqet si e tillë në listën e Pikave të Shitjes të publikuar nga Kompania në faqen e internetit www.lotaria.al.

“Terminal” – pjesë e Sistemit Kompjuterik; pajisje teknike e vendosur në një Pikë Shitje

“Sistem Kompjuterik” – Pajisjet teknike të specifikuara nga Kompania për qëllim të kësaj loje;

“Pjesëmarrja” – dhe fjalë të tjera që rrjedhin prej saj, lidhur me lojën Porta e Fatit, i referohen marrjes në zotërim të një Bilete. Pjesëmarrja nënkupton pranimin e termave dhe kushteve të lojës Porta e Fatit sipas këtyre Rregullave të Përgjithshme, nga Kompania dhe Lojtari.

“Short”- Proçesi i cili konsiston në përzgjedhjen e një seti biletash fituese për Lojën Porta e Fatit, në mënyrë rastësore.

”Forcë Madhore“ – nënkupton çdo ngjarje ose pasojë që nuk mund të parashikohet ose kontrollohet në mënyrë të arsyeshme dhe që është shkaktuar pa fajin apo pakujdesinë e palës mos vepruese. Sikurse është përdorur këtu, Forcë Madhore nënkupton aktet e luftës, terrorizmit, veprimet e elementeve natyrore (p.sh. zjarri, përmbytja, stuhia, etj.), ndërprerja dhe kufizimi i energjisë elektrike, dëmi material, trazira civile, ose çdo shkaktar tjetër që qëndron përtej kontrollit të një pale të prekur dhe që, nëpërmjet ushtrimit të kujdesit të arsyeshëm, Pala në fjalë e ka të pamundur ta parandalojë, ose parashikojë dhe ta shmangë nëpërmjet planifikimit paraprak.

a. Baza Ligjore

a.1 Duke marrë pjesë në Lojën Porta e Fatit, Lojtarët pranojnë Rregullat e Përgjithshme të mëposhtme dhe zotohen t’u përmbahen atyre.

a.2 Këto Rregulla të Përgjithshme dhe të dhënat, kushtet dhe shpjegimet që ndodhen në Lojën Porta e Fatit përbëjnë marrëveshjen e plotë dhe të drejtat e detyrimet kontraktore të Kompanisë ndaj Lojtarëve, në lidhje me çdo Pjesëmarrje në Lojën Porta e Fatit.

a.2 Zhvillimi i Lojës Porta e Fatit bazohet në Legjislacionin Shqiptar për Lojërat e Fatit dhe Marrëveshjes së Licencimit të dhënë nga Republika e Shqipërisë, e cila vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave, për kohëzgjatjen e kësaj licence me ligjin nr.95/2013, datë 04.03.2013.

b. Përshkrimi i Lojës Porta e Fatit

b.1. “Porta e Fatit”, është një lojë “lotari e numrave” sipas specifikimeve të nenit 28 pika 2 gërma ç ii) të ligjit nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, e luajtur me bileta të para printuara të shituara në Pikat e Shitjes apo nëpërmjet mjeteve të tjera të caktuara nga Kompania. Karakteristika kryesore e këtyre biletave është numri serial i tyre. Biletat fituese për çdo short përzgjidhen në mënyrë rastësore nga të gjitha biletat e shitura për atë short; dhe bileta fituese konsiderohen ato bileta numri serial i të cilave përputhet plotësisht me numrin serial të përzgjedhur nga procesi i shortit rastësor të hedhur manualisht ose me RNG (gjeneruesin rastësor të numrave) të çertifikuar.

Shorti i hedhur manualisht konsiston në:

  • Mbledhjen e gjithë kondrabiletave të biletave të vlefshme për shortin respektiv
  • Numrat fitues do të zgjidhen manualisht. Të gjitha kondrabiletat ( sikurse specifikohen  ne pikën B të Aneksit 1) të biletave të vlefshme për shortin respektiv, përpara spektaklit do të vendosen në një konteiner/kuti/kanistër të madhe dhe transparente. Nga të gjitha këto kondrabileta- të shikueshme për audiencën, drejtuesin e spektaklit, përfaqësuesin e Kompanisë dhe përfaqësuesin e AMLF’së- në mënyrë rastësore do të zgjidhen manualisht biletat fituese (numrat) nga drejtuesi i spektaklit ose nga ndonjë person i tretë i zgjedhur nga Kompania, emri i të cilit/cilës i është bërë i ditur AMLF’së përpara hedhjes së shortit. I gjithë proçesi do të shfaqet ne televizor, vetëm nëse nuk është njoftuar ndryshe AMLF’së nga ana e Kompanisë.

b.2 Biletat fituese për çdo short do të shfaqen në një Kanal Televiziv gjatë një spektakli televiziv të posaçëm për këtë produkt.

c. Kushtet për pjesëmarrje në Lojën Porta e Fatit

c.1 Pjesëmarrja në Lojën Porta e Fatit

c.1.1 Pjesëmarrja në Lojën Porta e Fatit është e mundur vetëm me blerjen e një bilete Porta e Fatit sipas metodave të përcaktuara në këto Rregulla të Përgjithshme dhe pranimit të Rregullave të Përgjithshme.

c.1.2 Kompania/Pika e Shitjes e Autorizuar ka të drejtë të përjashtojë nga pjesëmarrja në Lojën Porta e Fatit personat në rastet kur:

a)      Personi është nën moshën e lejuar sipas ligjit. Personeli prezent në Pikën e Shitjes ka të drejtë të kryejë kontrolle të letërnjoftimit, në rast se ka dyshime të çdo natyre dhe t’u kërkojë personave te cilët p.sh. nuk mund të provojnë moshën e tyre, të largohen nga Pika e Shitjes.

b)      Personeli prezent në Pikën e Shitjes ka të drejtë t’u ndalojë personave qëndrimin në atë Pikë si edhe vazhdimin e lojës Porta e Fatit aty, në rast se për shkak të një dyshimi të arsyeshëm sipas të cilit mendohet se transaksioni shërben për  qëllim të pastrimit të parave, apo Lojtari është anëtar i ndonjë organizate terroriste, apo transaksioni përdoret me qëllim financimin e  terrorizimit, sipas dispozitave të Ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.

c)      Personi shkel rregullat e etikës dhe të sjelljes në Pikën e Shitjes.

d)      Pika e Shitjes si edhe Kompania mund të refuzojnë në çdo kohë Pjesëmarrjen në Lojën Porta e Fatit për shkaqe materiale, të cilat përfshijnë por nuk kufizohen me; ndikimin në masë të dukshme të substancave alkoolike apo ilegale, apo substancave të tjera qe mund të ndikojnë në vendimmarrje.

c.1.3 Pjesëmarrja në Lojën Porta e Fatit kryhet në mënyrë anonime.

c.2 Legjitimimi dhe Kontrata e Lojës

c.2.1 Çdo person i cili blen një biletë Porta e Fatit mund të fitojë një çmim dhe të sigurohet për shumën e tij ose ekzistencën e një mundësia shtesë të fitimit, pas publikimit të rezultateve të shortit respektiv.

c.2.2 Loja Porta e Fatit organizohet nga Kompania. Vetëm Pikat e Shitjes ose nënkontraktorët e autorizuar kanë të drejtë të shesin Biletat e Lojës Porta e Fatit Lojtarëve.

c.2.3 Mosha minimale për pjesëmarrje në lojë është 18 vjeç.

c.2.4 Pjesëmarrja në lojë është anonime.

c.3 Kontrata e Lojës

c.3.1 Kontrata e Lojës ndërmjet Kompanisë dhe Lojtarit konsiderohet e lidhur në momentin e pagesës së çmimit të biletës Porta e Fatit nga Lojtari dhe pajisjen e Lojtarit me Biletë.

c.4 Piramidat e çmimeve fituese

c.4.1 Piramidat e çmimeve fituese të Serive përkatëse të Biletave Porta e Fatit mund të shihen në faqen zyrtare të Kompanisë dhe ne kanalin Televiziv ku do të hidhet shorti.

c.5 Lëshimi i biletës dhe regjistrimi

c.5.1 Lëshimi i saktë i biletës dhe dorëzimi i një ose më shumë Biletave të cilat kanë numrat serial, është një parakusht për pjesëmarrje dhe proçesimin e mëtejshëm të të dhënave.

c.5.2 Bileta e dorëzuar te Lojtari shërben si prova e vetme e Pjesëmarrjes në Lojë dhe si një parakusht për çdo fitim çmimi të mundshëm.

c.6 Transmetimi i të dhënave

c.6.1 Të dhënat dorëzohen/transmetohen nga Pikat e Shitjes apo palë të treta të autorizuara në format e lejuara sipas këtyre Rregullave të Përgjithshme, te Kompania

c.6.2 Të dhënat që nuk janë marrë nga Kompania ( të cilat janë të dhëna për të cilat nuk është lidhur kontrata e lojës për shkak të mos marrjes së të dhënave nga ana e Kompanisë) nuk do të marrin pjesë në Lojë dhe si të tilla nuk do jenë pjesëmarrëse në përcaktimin e vlerave të luajtura.

c.6.3 Pika e Shitjes si dhe Kompania mund të refuzojë pranimin e të dhënave për shkaqe materiale (të cilat përfshijnë por nuk kufizohen me; ndikimin në masë të dukshme të substancave alkoolike apo ilegale, apo substancave të tjera që mund të ndikojnë në vendimmarrje) në çdo kohë.

ç. Përgjegjësia

ç.1 Kompania nuk merr përsipër asnjë detyrim (prandaj nuk mund të jetë përgjegjëse) lidhur me dëmet që shkaktohen nga veprimet kriminale të palëve të treta, ose në rast të një ngjarje të cilësuar si Forcë Madhore, ose që rezulton nga rrethana të tjera për të cilat Kompania nuk është përgjegjëse.

ç.2 Pikat e shitjes do të jenë përgjegjëse vetëm për veprime të tyre të shkaktuara me dashje dhe me faj të rëndë.

d. Vendi i organizimit të Lojës dhe territori i shitjes së Biletave Porta e Fatit

d.1 Kompania ofron pjesëmarrjen në Lojën Porta e Fatit nëpërmjet Pikave të Shitjes të autorizuara dhe/ose palëve të treta të autorizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

e. Çmimi individual i Biletave Porta e Fatit

e.1 Çmimi për çdo Biletë i Serisë përkatëse të Biletave Porta e Fatit tregohet mbi Biletë.

f. Fondi i Çmimit

f.1 Vlera e shitjes e një shorti të Porta e Fatit përcaktohet duke shumëzuar numrin e Biletave të shitura të Biletave Porta e Fatit për atë short, me çmimin e shitjes për çdo Biletë Porta e Fatit.

f.2 Të paktën 50% e vlerës së shitjes së Biletave Porta e Fatit të shitura plotësisht për atë short, alokohet për Fondin e Çmimit të shortit përkatëse të Porta e Fatit. Megjithatë, Kompania mund të shtojë çmime jo monetare ose monetare tek të gjitha kategoritë ose tek kategori individuale çmimesh.

f.3 Çdo mbajtës i një Bilete fituese i cili është përzgjedhur nga shorti dhe nuk është paraqitur brenda 90 ditëve do të trajtohet sikurse specifikohet në pikën g.5.

g. Mënyra dhe termat e pagesës së çmimeve

g.1 E drejta për fitimin e një çmimi mund të vijë vetëm nga Bileta Porta e Fatit. Çdo kërkesë për çmim do të jetë ekskluzivisht subjekt i prezantimit dhe dorëzimit të Biletës Porta e Fatit në format e specifikuara nga Kompania. Çmimet do i paguhen mbajtësit të biletës fituese Porta e Fatit. Të gjitha pagesat për fituesit do të kenë efekt reduktimi detyrimesh për Kompaninë.

g.2 Mbajtësi i një Bilete Porta e Fatit nuk do ta ketë të drejtën e marrjes së çmimit(eve) nëse (a) Mbajtësi nuk ka mbushur ende moshën 18 vjeç ose nuk mund të vërtetojë se ai ka mbushur 18 vjeç, (b) Bileta Porta e Fatit është manipuluar me ndonjë mënyrë apo është e korruptuar.

g.3 Çmimet e Biletës/Biletave Porta e Fatit të cilësuara fituese do të merren nga zyrat qendrore të Kompanisë dhe do t’i paguhen mbajtësit të Biletës Porta e Fatit.

g.4 Në rastin e çmimit të kërkuar te zyrat qendrore të Kompanisë, formulari i kërkimit të çmimit së bashku me Biletën Porta e Fatit do të qëndrojë në Kompani. Çdo tarifë e nevojshme për transfertën bankare apo postare apo çdo tarifë tjetër ligjore apo kosto e ngjashme, nëse ka, do të paguhet nga kërkuesi i çmimit.

g.5 Dita përkatëse e fundit e dhënies së mundësisë Mbajtësit të Biletës Fituese së përzgjedhur nga shorti për të fituar një çmim të mundshëm, është deri në 90 ditë nga dita e shortit përkatës. Pas përfundimit të këtij afati, çdo e drejtë për një fitim çmimi të mundshëm parashkruhet.

g.6 Pagesa e çmimeve do të jetë subjekt i tatimit në burim, nëse ka. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.

g.7 Kompania në përputhje me ligjin Nr. 9917, datë 19.5.2008  “Për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit” dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, do të marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese.

h. Çmimet

h.1 Çmimet do të përcaktohen për çdo short, sikurse tregohen në Udhëzimet e Lojës ne Aneksin 1. Udhëzimet e Lojës, ndryshimet e tyre respektive duhet të publikohen në faqen zyrtare të Kompanisë. Autoriteti kompetent duhet të njoftohet të paktën 2 javë para për këto ndryshime.

h.2 Të gjitha çmimet fituese janë bruto.

h.3 Kompania mund të shtojë çmime monetare apo jo monetare për ndonjë short të veçantë. Kjo nënkupton çmime bonus shtesë monetare dhe/ose jo monetare, si shtesë të çmimeve normale, për të gjithë lojtarët që do të rezultojnë fitues/a nga shorti i veçantë i një ose më shumë biletave të përzgjedhura në mënyrë rastësore.

h.4 Caktimi i numrit të fituesve për çdo kategori çmimi dhe pagesat fituese respektive për një short do të mbarten në ditën tjetër të punës që ndjek ditën e shortit. Nëse ka shkaqe materiale për mos të ndjekur një proçedurë të tillë, Kompania mund të shtyjë caktimin e kategorive për ditën në vijim të punës.

i. Publikimi i rregullave

i.1 Rregullat e Përgjithshme mund të konsultohen në çdo Pikë Shitje, pas kërkesës, dhe janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të kompanisë.

j. Tërheqja

j.1 Tërheqja nga kontrata e lojës përjashtohet.

Aneksi 1: Udhëzimet e Lojës Porta e Fatit

  • Loja Porta e Fatit luhet me anë të biletave të para-shtypura të cilat janë shitur në Pikat e Shitjes (biletat janë të rregulluara në pako) dhe/ose me anë të mjeteve të tjera të autorizuara nga Kompania.
  • Çdo biletë ka dy pjesë:

–      Njëra pjesë është ajo që i jepet Lojtarit dhe përmban:

(i)              Emrin e Shoqërisë

(ii)             Adresën e Shoqërisë

(iii)            Numrin NIPT, adresën e website

(iv)            Numrin serial të Biletës (numri i Biletës)

(v)             Logon e lojës

(vi)            Datën e shortit

(vii)          Tekst : Shoqëria deklaron se respekton Rregullat e Lojës së ofruar

(viii)        Tekst: E drejta për t’u paraqitur me Biletën Fituese është deri në 90 (nëntëdhjetë) ditë të vijueshme nga dita pas datës përkatëse të Shortit.

(ix)             Tekst : Kjo biletë shërben si vërtetim për të fituar çmimin e mundshëm. Ju mund të konstatoni nëse bileta juaj është fituese, në Pikat e Shitjes apo në Zyrat Qendrore të Shoqërisë

(x)               Tekst: Kjo Biletë është Kupon Fiskal bazuar në VKM nr. 354, datë 24.04.2014

(xi)             Tekst : Çmimet fituese janë bruto. Tatimi në burim mbahet ne përputhje me legjislacionin fiskal ne fuqi.

(xii)          Tekst: Mosha minimale për pjesëmarrje në këtë Lojë është sipas parashikimeve të Ligjit nr.95/2013

(xiii)        Tekst: Me pjesëmarrjen në lojë ju pranoni Rregullat e Lojës, të cilat mund t’i gjeni të publikuara ne faqen zyrtare www.lotaria.al apo në Pikat e Shitjes të Lotaria Kombëtare sh.p.k.

(xiv)         Miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Lojërave të Fatit

(xv)           Çmimin e biletës

–      Pjesa tjetër (kondrabileta) mbahet në pako dhe qëndron në Pikën e Shitjes/ose disponohet në forma të tjera të lejuara nga Kompania dhe përmban numrin e biletës, të njëjtë me atë që shfaqet në pjesën e biletës së Lojtarit.

  • Shorti hidhet rregullisht në data të caktuara (periudha)
  • Në short marrin pjesë të gjitha biletat e vlefshme për atë short.
  • Numrat fituese përzgjidhen në mënyrë rastësore, manualisht sipas përcaktimeve të pikës b.1 të Rregullave të Përgjithshme apo me anë të një RNG’je të certifikuar midis të gjitha biletave të vlefshme për atë short.

Çmimet fituese

  • Biletat fituese të shortit do të transmetohen/publikohen në televizion gjatë një spektakli të posaçëm për këtë lojë. Mbajtësit e numrave fitues duhet të marrin pjesë në një spektakël televiziv për të luajtur midis tyre për fitimin e çmimeve të mundshme të cilat do të caktohen dhe do të njoftohen nga Kompania përpara çdo shorti. Për çdo short do të jepen çmime fituese të ndryshme për një total deri në 20 çmimet për short, bazuar në vlerën e akumuluar nga biletat e shitura, duke garantuar që të paktën 50% e vlerës së luajtur për çdo short do t’ju shpërndahet Lojtarëve të lojës. Piramida e çmimeve e shortit përkatës do të publikohet në faqen zyrtare të Kompanisë, do të transmetohet në televizion dhe do të njoftohet nëpërmjet Pikave të Shitjes.

 

Na gjeni