Lojërat me shorte

Lotaria Kombëtare aktualisht afron disa lojëra fati me bazë shorti. Shortet hidhen automatikisht nga sistemet e lojës, të cilat janë të garantuara dhe certifikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. 

“Loto 6 nga 39”, është një lojë lotarie ku lojtari përzgjedh 6 numra nga 39. Çmimi i madh, i kategorisë së parë fitohet nëse lojtari ka parashikuar saktë të 6 numrat. Gjithashtu në këtë lojë mund të fitohen edhe çmimet e kategorive të tjera, kur lojtari parashikon saktë 4, 3 ose dhe vetëm 2 numra të saktë.

Shortet e Loto hidhen 2 herë në jave, cdo të Enjte dhe të Diel

KENO dhe Galaxy janë lojëra, shortet e të cilave hidhen çdo 5 minuta. Në çdo short, sistemi përzgjedh në mënyrë rastësore 20 numra nga 80 që janë gjithsej.  Për të fituar mjafton që disa ose të gjithë numrat e zgjedhur nga Lojtari, të përputhen me 20 numrat e dalë nga shorti.

Na gjeni