Udhëzimet e Lojës

Dhuroni dhe Fitoni shumë çmime me Biletat Gërvishtëse “Zemra me Fat”!

Scratch_CardZMF1

Scratch_CardZMF2

Bileta Gërvishtëse që ju japin mundësinë të fitoni produktet tuaja të preferuara

Vetëm me Biletat Gërvishtëse “Zemra me Fat” mund të fitoni:

  • Celularë Smartphone, Televizorë, Laptopë, Tablet – të gjitha të teknologjisë më të fundit
  • si dhe produkte të ndryshme nga Lotaria Kombëtare që ju japin mundësinëtë bëheni milionerë si p.sh: lojë dhuratë në Loto “6 nga 39” ose “Fito Fito” ose bileta të tjera gërvishtëse
Numri i ÇmimeveÇmimet fitueseMundësia për të fituar ( 1 në: )
5Celular Smartphone100,000
12Televizor41,666
20Laptop25,000
50Tablet10,000
3,000Lojë Loto166
4,000Lojë “Fito Fito”125
5,000Biletë Gërvishtëse “Arka e Thesarit”100
114,000Biletë Gërvishtëse “Zemra me Fat”4.39

Kjo seri përbëhet nga 500,000 bileta.

Çmimi i kësaj bilete gërvishtëse është 25 Lekë. Biletat gërvishtëse “Zemra me Fat” shiten në grupe prej dy biletash. Kështu ju mund ta dhuroni njërën prej tyre dhe të ndani me njerëzit tuaj të dashur argëtimin dhe mundësitë për të fituar. 

Si mund të luani dhe Fitoni

Është shumë e thjeshtë! Mjafton të gërvishtni në fushën përkatëse për gërvishtje. Nëse zbuloni të njëjtin simbol tre herë, atëherë fitoni si çmim pikërisht atë produkt.

Janë mbi 126,000 çmime fituese që ju presin në këtë Biletë Gërvishtëse ku mesatarisht 1 në 4 bileta është fituese e një prej çmimeve të ndryshme.

Si të kërkoni çmimin tuaj

Çmimet fituese të mëposhtme, mund t’i kërkoni në pikën më të afërt të shitjes. Pra nëse fitoni një nga këto çmime, ju mund ta tërhiqni atë pikat e shitjes së Lotarisë Kombëtare.

  • Lojë Loto
  • Lojë “Fito Fito”
  • Biletë Gërvishtëse “Arka e Thesarit”
  • Biletë Gërvishtëse “Zemra me Fat”

Ndërsa për çmimet fituese të kategorive të tjera, më të larta (Celularë, Televizorë, Laptop dhe Tablet), ju mund të bëni kërkesë për tërheqjen e tyre duke plotësuar formularin përkatës (me biletën fituese bashkëngjitur) në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha ose pranë kompanisë Lotaria Kombëtare. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha si dhe të Zyrave Qendrorë të Lotarisë Kombëtare. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në www.lotaria.al

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Për më shumë informacion mbi tërheqjen e çmimeve, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

Rregullat e lojës:

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe në www.lotaria.al

 

Shënime:

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000

 

Na gjeni