Udhëzimet e Lojës

LUAJ me “TORNADO” dhe EJA bëhu pjesë e spektaklit “FAMILJA” në TV Klan, brenda te Makineria e Parave!

FITO sa të të hanë duart!

“TORNADO” është Bileta Gërvishtëse më e veçantë! E vetmja që të dhuron jo vetëm mundësinë të fitosh në çast çmime të ndryshme në para.

Por edhe mundësinë që fare thjesht duke gërvishtur, të marrësh pjesë në Makinerinë e Parave, në “FAMILJA” TV Show, në TV Klan. Dhe aty ju e dini, duhet të jeni sa më të shkathët, të kapni sa më shumë nga paratë që fluturojnë brenda makinerisë dhe ato para bëhen tuajat.

Si fitohet:

Është shumë e thjeshtë: Gërvisht të gjithë fushën e gërvishtjes mbi biletë. Nëse cilido nga NUMRAT FITUES që zbulon aty, është i njëjtë me cilindo nga NUMRAT TUAJ, atëherë FITON menjëherë ÇMIMIN përkatës që zbulon nën të.

Për më tepër, nëse në fushën e gërvishur zbulon simbolin (yll), atëherë menjëherë DYFISHON ÇMIMIN që zbulon nën këtë simbol.

Ndërsa për të fituar çmimin kryesor “Pjesëmarrje në TORNADO”, mjafton që të zbulosh dy simbole (TORNADO) në fushën e gërvishtur. Kështu fiton PJESËMARRJEN në Makinerinë e Parave, në spektaklin “FAMILJA” që transmetohet të Dielave në mbrëmje, në TV Klan. Kap sa më shumë para që të kesh mundësi dhe bëhen tuat.

Bileta Gërvishtëse “TORNADO” shpërndan mbi 54,000,000 Lekë ÇMIME FITUESE.

Çmimet fituese në Lekë (Bruto)Numri i FituesveMundësia për të fituar
(1 në …)
Pjesëmarrje në Tornado8010,000
50,0005160,000
10,0001650,000
5,0001306,154
2,0006251,280
1,1598,000100
57116,00050
21840,00020
100110,0007.27

* Sasia e prodhuar: 800,000 bileta gërvishtëse
* Çmimi i shitjes: 100 Lekë

Me biletën gërvishtëse “TORNADO”, shuma e parave që kap brenda Makinerisë së Parave është në duart e tua. Mjafton të luash me këtë biletë, dhe mundësitë janë të shumta, mesatarisht 1 në 4.6 bileta është fituese. Shumë çmime dhe për më tepër EJA, bëhu pjesë e spektaklit “FAMILJA” në TV Klan çdo të Diel, nga ora 20:05, brenda te Makineria e Parave.

Si të kërkoni çmimin tuaj:

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në http://lotaria.al/kush-jemi/pikat-e-shitjes/ .

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

Ju lutemi shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse mund t’i gjeni në pikat e shitjes me kërkesën tuaj, si dhe të publikuara në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al .

Shënime:
Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.
Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.
Për më shumë informacion drejtohu në pikën e shitjes më të afërt ose telefono Shërbimin e Kujdesit të Klientit në 04 451 1000.

Na gjeni