Udhëzimet e Lojës

Fito menjëherë deri në 1 MILION Lekë!

Është shumë e thjeshtë.

Zbuloni duke gërvishtur fushën e madhe për gërvishtje si dhe fushën me “Numrat e fitimit“. 

Nëse një nga dy numrat fitues që zbulohen në „Numrat e fitimit“, e gjeni edhe në fushën e madhe për gërvishtje, atëherë fitoni një herë shumën e shënuar poshtë numrit.

5 çmime të mëdha prej 1 MILION Lekë si dhe shumë çmime në kategoritë e tjera! 

275,000,000 Lekë është shuma totale e fitimeve që do të shpërndahen. Gjithashtu edhe mundësitë e përgjithshme për të fituar, janë shumë të mira: mesatarisht 1 në 4 bileta gërvishtëse është fituese.

Numri i serive (Sasia e Çmimeve fituese)Çmimet fituese në LekëMundësia për të fituar (1 në )
5 x1,000,0001,000,000.00
15 x500,000333,333.33
75 x 100,00066,666.67
790 x 10,0006,329.11
7,000 x5,000 714.29
46,250 x1,100108.11
75,000 x54466.67
170,000 x21129.41
845,550 x505.91

Mundësia Mesatare: 4.37

Çmimi i kësaj Bilete Gërvishtëse është 100 Lekë

Si të kërkoni çmimin tuaj

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes. 

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në www.lotaria.al 

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.  

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe të publikuar në adresën tone zyrtare në internet në www.lotaria.al 

 

Shënime: 

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni