Udhëzimet e Lojës

Fito menjëherë deri në 600,000 Lekë!

Është shumë e thjeshtë.
Zbulo duke gërvishtur në fushën për gërvishtje ku ndodhet imazhi i simbolit fatsjellës. Nëse zbulon tre simbole të njëjtë, atëherë fiton shumën e parave që shfaqet në pjesën e shënuar me emrin „Kutia e Çmimit“.

15 çmime të mëdha prej 600,000 Lekë si dhe shumë çmime në kategoritë e tjera!
198,750,000 Lekë është shuma totale e fitimeve që do të shpërndahen. Gjithashtu edhe mundësitë e përgjithshme për të fituar, janë shumë të mira: mesatarisht 1 në 3.45 bileta gërvishtëse është fituese.   

Numri i seriveÇmimi në LekëMundësitë ( 1 në)
15 x600,000 500,000.00
50 x50,000 150,000.00
90 x10,00083,333.33
1,750 x5,5504,285.71
55,000 x550136.36
120,000 x16162.50
485,000 x10615.46
1,513,150 x504.96

Mundësia Mesatare: 3.45

Kjo seri përbëhet nga 7,500,000 bileta.
Çmimi i kësaj bilete gërvishtëse është 50 Lekë.

Si të kërkoni çmimin tuaj
Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në www.lotaria.al

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.
Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit: 04 451 1000.

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.  

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe të publikuara në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al 

 

Shënime:
Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.
Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.
Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni