Udhëzimet e Lojës

Fito menjëherë deri në 750,000 Lekë!

Është shumë e thjeshtë.

Dy fusha për gërvishtje dhe shumë mundësi për të fituar me anë të kësaj bilete gërvishtëse,  për të gjithë!

Zbulo duke gërvishtur në fushën për gërvishtje të Lojës 1. Nëse shuma e zarave në një nga fushat e kësaj zone është 11, atëherë fiton çmimin përkatës që tregohet në atë fushë.

Provo fatin sërish, nëpërmjet Lojës 2: gërvisht dhe nëse zbulon dy zara të njëjtë, fiton menjëherë çmimin përkatës që tregohet në këtë fushë gërvishtjeje.

15 çmime të mëdha prej 750,000 Lekë, si dhe shumë çmime në kategoritë e tjera! 

222,600,000 Lekë është shuma totale e fitimeve që do të shpërndahen. Gjithashtu edhe mundësitë e përgjithshme për të fituar, janë shumë të mira: mesatarisht 1 në 3.72 bileta gërvishtëse është fituese. 

Numri i ÇmimeveÇmimet fituese në lekëMundësi për të fituar (1 në)
15 x750,000375,000.00
25 x250,000150,000.00
200 x77,77037,500.00
500 x27,77015,000.00
1500 x7,7701,667.67
24,640 x770750.00
220,000 x22583.33
1,364,760 x7016.67

Mundësia Mesatare: 1 in 3.72

Kjo seri përbëhet nga 6,000,000 bileta.
Çmimi i kësaj bilete gërvishtëse është 70 Lekë.

Si të kërkoni çmimin tuaj

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes. 

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në www.lotaria.al 

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit: 04 451 1000.

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.  

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes.

Shënime: 

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni