Udhëzimet e Lojës

Fito menjëherë deri në 500,000 Lekë (të reja)!

Fiton në çast me një gërvishtje!

Bileta Gërvishtëse “RUBINËT”, shpërndan mbi 25 MILION Lekë çmime fituese në kategoritë e ndryshme … dhe ju mund të fitoni në çast shumë thjesht.

  • Gërvishtni të gjithë fushën e gërvishtjes. Nëse zbuloni tre numra të njëjtë në të njëjtin rresht loje, atëherë fitoni menjëherë ÇMIMIN përkatës për atë rresht loje.
  • Nëse pas gërvishtjes zbuloni simbolin “V” atëherë ju fitoni DYFISHIN E ÇMIMIT përkatës që tregohet në atë rresht loje.

Ju mund të zbuloni disa kombinime fituese brenda së njëjtës biletë gërvishtëse dukepatur kështu argëtim të shumëfishtë me deri në 6 SHANSE për të fituar në një biletë.  Në këtë rast, të gjitha çmimet e kombinimeve fituese mblidhen në një shumë të vetme dhe ju fitoni vlerën totale.

Çmimi i madh arrin 500.000 Lekë (të reja) si dhe shumë çmime në kategoritë e tjera!

Mbi 25 milion Lekë çmime do të shpërndahen nga kjo biletë ku mundësia mesatare për të fituar është 1 në 4.14 biileta gërvishtëse.

Numri i ÇmimeveÇmimet fituese në Lekë (bruto)Mundësia për të fituar ( 1 në …: )
1500,000400,000.00
2710,00014,814.81
2805,0001,428.57
1,5202,000263.16
2,8001,159142.86
9,00057144.44
28,00021814.29
55,0001007.27

Çmimi i kësaj Bilete Gërvishtëse është 100 Lekë.

Kjo seri përbëhet nga  400,000 bileta.

Si të kërkoni çmimin tuaj:

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në http://lotaria.al/kush-jemi/pikat-e-shitjes/ .

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

Ju lutemi shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe të publikuar në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al

Shënime:

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni