Udhëzimet e lojës

NDIQ RADHËN E NUMRAVE DHE BËHU KAMPION I FATIT

Si mund të luani dhe të fitoni me Biletat Gërvishtëse “Pista e Fatit“

  • Gërvishtni “START” tek zona e madhe për gërvishtje ku do të zbuloni një numër dhe më pas gërvishtni pikërisht atë numër që sapo zbuluat për të zbuluar një tjetër numër që duhet të gërvishtni deri sa të zbuloni simbolin “STOP”.
  • Nëse zbuloni një rresht të plotë; dy rreshta; tre rreshta; katër rreshta; ose të gjithë rreshtat, fitoni një nga çmimet përkatëse të treguara në këtë biletë.
  • Ju mund të DYFISHONI çmimin tuaj, nëse gërvishtni në zonën e vogël, në pjesën e sipërme të biletës dhe zbuloni këtë simbol të Lotarisë Kombëtare icon

55,000,000 Lekë (të reja) është shuma totale e çmime fituese që shpërndahen gjithsej me këtë Biletë Gërvishtëse.

Mesatarisht 1 në 3.84 bileta është fituese e një prej çmimeve të ndryshme fituese.

Numri i ÇmimeveÇmimet fituese (bruto, në Lekë)Mundësia për të fituar ( 1 në …: )
8250,000250,000.00
8020,00025,000.00
18010,00011,111.11
4005,0005,000.00
8,5001,168235.29
16,500579121.21
57,00010935.09
438,110504.57

Kjo seri përbëhet nga 2,000,000 bileta.

Çmimi i kësaj bilete gërvishtëse është 50 Lekë.

Si të kërkoni çmimin tuaj

Çmimet deri në 15,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë e më shumë, mund të bëni kërkesë t’i tërhiqni pranë Zyrave Qendrore të Lotarisë Kombëtare duke plotësuar formularin përkatës (së bashku me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Për më shumë informacion mbi tërheqjen e çmimeve, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

 

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. 

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe të publikuara në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al

 

Shënime:

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000

Na gjeni