Rregullat e lojës

Kushtet e përgjithshme të paraqitura më poshtë (“Kushtet e Përgjithshme”) janë të vlefshme për të gjitha kontratat e lojërave të fatit të lidhura mes Kompanisë dhe një Lojtari nga data 20.09.2016

Të gjitha Kushtet Shtesë (siç janë parashikuar më poshtë) për çdo version (të ri) loje të Lotarive me Bileta Gërvishtëse do të jenë pjesë përbërëse e Rregullave të Lojës për Lotaritë me Bileta Gërvishtëse.

Këto Kushte vlejnë si për pjesëmarrjen nëpërmjet Pikave të Autorizuara të Shitjes me pajisje online, nënkontraktorëve të autorizuar, ashtu edhe për pjesëmarrjen me anë të të gjitha llojeve të mediave të tjera (p.sh. internet, etj.).

Përkufizime

Përjashto rastet kur konteksti e shpreh qartësisht ndryshe, fjalët e mëposhtme do të kenë kuptimin e mëposhtëm kur përdoren në këto Kushte të Përgjithshme:

“Kompania” – operatori i licencuar i Lotarisë Kombëtare, Lotaria Kombëtare sh.p.k., me seli qendrore në Tiranë, Shqipëri dhe adresë të aktivitetit në Rr. “Dritan Hoxha”, Nr. 39-1, regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me NUIS L22119005R;

“Sistem Kompjuterik” – Pajisjet teknike të specifikuara nga Kompania;

“Ligji Shqiptar për Lojërat e Fatit” – Ligji Nr. 10033, datë 11 Dhjetor 2008, i ndryshuar herë pas here;

“Mbajtës” – është personi që ka marrë zotërimin fizik të një Bilete Gërvishtëse.

“Personi” – është një anëtar i publikut i cili mund të jetë i interesuar për pjesëmarrje në Lojë.

“Lojtar” – është një anëtar i publikut që blen apo merr në zotërim një Biletë Gërvishtëse.

“Lotaritë me Bileta Gërvishtëse” – janë lojëra fati tek të cilat Lojtari mund të përcaktojë në çast nëse ai/ajo ka fituar, duke kontrolluar Fushën e Fitimit mbi Biletën Gërvishtëse.

“Seritë e Biletave Gërvishtëse” –janë një numër i përcaktuar i Biletave Gërvishtëse te lëshuara nga Kompania, duke pasur të gjitha të njëjtin çmim shitje dhe piramidë çmimesh.

“Bileta Gërvishtëse” – është një biletë që është marrë në zotërim nga një Lojtar i cili mund të fitojë një çmim në çast.

“Fusha e Fitimit – është fusha e stampuar  mbi Biletën Gërvishtëse ku bëhet i dukshëm një çmim i mundshëm i çastit, pas gërvishtjes së shtresës së gërvishtjes.

“Pikë Shitje” –  do të nënkuptojë një Pikë Shitje, që shfaqet si e tillë në listën e Pikave të Shitjes të publikuar nga Kompania në faqen e internetit www.lotaria.al dhe është e pajisur me aparatura teknike që bëjnë pjesë në Sistemin Kompjuterik dhe kanë kapacitet për transmetimin e menjëhershëm të të dhënave sipas specifikimeve të Kompanisë.

“Pjesëmarrja” dhe fjalë të tjera që rrjedhin prej saj, lidhur me Lotaritë me Bileta Gërvishtëse, i referohen marrjes në zotërim të një Bilete Gërvishtëse.

“Terminal” – pjesë e Sistemit Kompjuterik; pajisje teknike e vendosur në një Pikë Shitje që i mundëson Mbajtësve tërheqin çmimin e tyre;

“Ҫmim i pa kërkuar”- çmim i fituar nga lojtari, i cili nuk është kërkuar deri në datën e përcaktuar nga Kompania e cila është vizualisht e printuar si informacion në pjesën e pasme të vetë Biletës Gërvishtëse

” Fondi i Çmimit të pa kërkuar” – është fondi i krijuar në përputhje me pikën g.11;

“Bonus shtesë”- ka kuptimin e bonusit monetar dhe/ose jo monetar që u jepet lojëtareve sipas parashikimeve në pikën g.11.

“Fondi i Çmimit” – ka kuptimin e dhënë në pikën f.2.

”Forcë Madhore“ – nënkupton çdo ngjarje ose pasojë që nuk mund të parashikohet ose kontrollohet në mënyrë të arsyeshme dhe që është shkaktuar pa fajin apo pakujdesinë e palës mos vepruese. Sikurse është përdorur këtu, Forcë Madhore nënkupton aktet e luftës, terrorizmit, veprimet e elementeve natyrore (p.sh. zjarri, përmbytja, stuhia, etj.), ndërprerja dhe kufizimi i energjisë elektrike, dëmi material, trazira civile, ose çdo shkaktar tjetër që qëndron përtej kontrollit të një pale të prekur dhe që, nëpërmjet ushtrimit të kujdesit të arsyeshëm, Pala në fjalë e ka të pamundur ta parandalojë, ose parashikojë dhe ta shmangë nëpërmjet planifikimit paraprak.

a. Baza Ligjore

a.1 Duke marrë pjesë në Lotaritë me Bileta Gërvishtëse, Lojtarët pranojnë Kushtet e Përgjithshme të mëposhtme dhe zotohen t’u përmbahen atyre.

Këto Kushte të Përgjithshme dhe të dhënat, kushtet dhe shpjegimet që ndodhen mbi Biletat Gërvishtëse përbëjnë marrëveshjen e plotë dhe të drejtat e detyrimet kontraktore të Kompanisë ndaj Lojtarëve, në lidhje me çdo Biletë Gërvishtëse.

a.2 Zhvillimi i Lotarive me Bileta Gërvishtëse bazohet në Legjislacionin Shqiptar për Lojërat e Fatit.

a.3 Kompania gëzon të drejtën të zhvillojë Lotaritë me Bileta Gërvishtëse në bazë të licencës të dhënë nga Republika e Shqipërisë, e cila vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave, për kohëzgjatjen e kësaj liçence.

b. Përshkrimi i Lotarive me Bileta Gërvishtëse

b.1. Lotaritë me Bileta Gërvishtëse lëshohen në versione të ndryshme dhe në seri të ndryshme Biletash Gërvishtëse. Kompania përcakton volumin e serisë së Biletave Gërvishtëse. Objekti i Lotarive me Bileta Gërvishtëse është fitimi i çmimeve të çastit, të cilat shfaqen në një ose më shumë Fusha Fitimi të Biletës Gërvishtëse. Ky stampim mund të marrë formën e numrave por edhe të simboleve. Lotaritë me Bileta Gërvishtëse mund të realizohen në një fazë të vetme ose në disa faza, por në rastin e versioneve me disa faza, i ofron fituesit një mundësi shtesë për të fituar.

b.2 Në kushtet shtesë (“Kushtet Shtesë”) Kompania detajon çdo version përkatës loje në veçanti, në lidhje me volumin e Serive të Biletave Gërvishtëse, kuotën e pagesave dhe piramidën e çmimeve. Kushtet Shtesë janë pjesë përbërëse e Rregullave të Lojës për Lotaritë me Bileta Gërvishtëse.

c. Kushtet për pjesëmarrje në Lotaritë me Bileta Gërvishtëse

c.1 Pjesëmarrja në Lotaritë me Bileta Gërvishtëse

c.1.1 Kushdo që merr në zotërim një Biletë Gërvishtëse mund të fitojë një çmim dhe mund të përcaktojë vlerën e tij ose ekzistencën e një mundësie tjetër për të fituar direkt pas blerjes së Biletës Gërvishtëse.

c.1.2 Lotaritë me Bileta Gërvishtëse zhvillohen nga Kompania. Vetëm Pikat e Shitjes të autorizuara ose nënkontraktorët janë autorizuar t’u shesin personave Bileta Gërvishtëse.

c.1.3 Mosha minimale për Pjesëmarrje është 18 vjeç.

c.1.4 Pjesëmarrja në lojë kryhet në mënyrë anonime.

c.2 Kontrata e Lojës

c.2.1 Në rast se Kompania vendos në dispozicion të Personave Bileta Gërvishtëse falas në rastin e një evenimenti të veçantë, Kompania do të shtojë në Fondin e Çmimit vetëm përqindjen e pagesës përkatëse që aplikohet për këto Bileta Gërvishtëse falas (në përputhje me pikën f.2).

c.2.2 Kontrata e Lojës ndërmjet Kompanisë dhe Lojtarit lidhet me kryerjen e pagesës së çmimit te blerjes për çdo Biletë Gërvishtëse nga ana e Lojtarit dhe dorëzimin e Biletës Gërvishtëse tek Lojtari.

c.3 Piramidat e çmimeve fituese

c.3.1 Piramidat e çmimeve fituese të Serive përkatëse të Biletave Gërvishtëse mund të shihen në pjesën e pasme të Biletës Gërvishtëse.

ç Përgjegjësia

ç.1 Kompania do të jetë përgjegjëse për çdo dëm që i shkaktohet Lojtarit për faj të saj pas lidhjes së kontratës së lojës.

ç.2 Kompania nuk merr përsipër asnjë detyrim (prandaj nuk mund të jetë përgjegjëse) lidhur me dëmet që shkaktohen nga veprimet kriminale të palëve të treta, ose në rast të një ngjarje të cilësuar si Forcë Madhore, ose që rezulton nga rrethana të tjera për të cilat Kompania nuk është përgjegjëse.

ç.3 Pikat e shitjes do të jenë përgjegjëse vetëm për veprime të tyre të shkaktuara me dashje dhe me faj të rëndë.

d. Vendi i organizimit të Lojës dhe territori i shitjes së Biletave Gërvishtëse

d.1 Kompania ofron pjesëmarrjen në Lotarinë e Biletave Gërvishtëse nëpërmjet Pikave të Shitjes të autorizuara dhe nënkontraktorëve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

e. Çmimi individual i Biletave Gërvishtëse dhe/ose kombinimet e mundshme

e.1 Çmimi për çdo Biletë Gërvishtëse i Serisë përkatëse të Biletave Gërvishtëse tregohet mbi Biletën Gërvishtëse.

ë. Sasia dhe vlera monetare e Biletave Gërvishtëse të Shitura

ë.1 Volumi i një Serie Biletash Gërvishtëse përcaktohet nga Kompania dhe tregohet në pjesën e pasme të Biletës Gërvishtëse.

f. Fondi i Çmimit

f.1 Vlera e shitjes e Serive të Biletave Gërvishtëse përcaktohet duke shumëzuar numrin e Biletave Gërvishtëse të një Serie Biletash Gërvishtëse me çmimin e shitjes për çdo Biletë Gërvishtëse.

f.2 Të paktën 50% e vlerës së shitjes së një Serie Biletash Gërvishtëse të shitura plotësisht, alokohet për Fondin e Çmimit të Serisë përkatëse të Biletave Gërvishtëse. Përqindja e pagesës së çmimeve te fituara që i alokohet serisë përkatëse të Biletave Gërvishtëse, përcaktohet nga Kompania dhe mund të përftohet nga piramida e çmimeve e Biletave Gërvishtëse Përkatëse. Megjithatë, Kompania mund të shtojë çmime jo monetare ose monetare tek të gjitha kategoritë ose tek kategori individuale çmimesh.

g. Mënyra dhe termat e pagesës së çmimeve

g.1 Çmimet janë alokuar në ato Bileta Gërvishtëse të cilat shfaqin një çmim të çastit në një ose në disa Fusha Fitimi

g.2 E drejta për fitimin e një çmimi mund të vijë vetëm nga Bileta Gërvishtëse. Çdo kërkesë për çmim do të jetë ekskluzivisht subjekt i prezantimit dhe dorëzimit të Biletës Gërvishtëse. Të gjitha pagesat për fituesit do të kenë efekt reduktimi detyrimesh për Kompaninë.

g.3 Barkodi dhe numri i vlefshmërisë, nëse ekzistojnë në Biletën Gërvishtëse duhet të jenë të padëmtuar dhe qartësisht të lexueshëm për pajisjet teknike të përdorura në Pikat e Shitjes.

g.4 Mbajtësi i një Bilete Gërvishtëse nuk do ta ketë të drejtën e marrjes së çmimit(eve) nëse Mbajtësi nuk ka mbushur ende moshën 18 vjeç ose nuk mund të vërtetojë se ai ka mbushur 18 vjeç, (b) Bileta Gërvishtëse është manipuluar me ndonjë mënyrë apo është e korruptuar, ose (c) kodi mbi Biletën Gërvishtëse nuk është i lexueshëm. Nëse një Mbajtës i një Bilete Gërvishtëse beson se Pika e Shitjes ka refuzuar çmimin për atë, në kundërshtim me këto Kushte të Përgjithshme, Mbajtësi i Biletës Gërvishtëse duhet ta kërkojë çmimin në zyrat qendrore të Kompanisë duke plotësuar Formularin përkatës për Kërkesën e Çmimit të Fituar dhe duke e dërguar atë tek Kompania së bashku me Biletën Gërvishtëse.

g.5 Pagesa e çmimeve do të kryhet vetëm duke dorëzuar Biletën Gërvishtëse fituese të rregullt, të pajisur me barkod, dhe bazuar në të dhënat e kthyera të transmetuara nga Sistemi Kompjuterik.

g.6 Çmimet deri në 15,000 Lekë (pesëmbëdhjetëmijë) për çdo Biletë Gërvishtëse të kualifikuar në përputhje me rregullat do t’i paguhen Mbajtësit të Biletës Gërvishtëse me para në dorë në çdo Pikë Shitje.

g.7 Çmimet e kategorive të larta që variojnë nga 15,001  (pesëmbëdhjetëmijë e një) Lekë deri në 100,000 (njëqindmijë) Lekë për çdo Biletë Gërvishtëse të kualifikuar në përputhje me rregullat, do t’i paguhen Mbajtësit të Biletës Gërvishtëse në Pika Shitje posaçërisht të përcaktuara (qendrat e pagesave të çmimeve të mëdha).

g.8 Pavarësisht pikave të mësipërme g.2, g.6 g.7, Mbajtësit e Biletave Gërvishtëse fituese të kualifikuar në përputhje me rregullat, mund të zgjedhin të kërkojnë çmimet e tyre, pavarësisht shumave të fituara, në zyrat qendrore të Kompanisë. Çmimet e kategorisë së lartë që kalojnë shumën e 100,000 (njëqindmijë) Lekëve për çdo Biletë Gërvishtëse fituese të kualifikuar në përputhje me rregullat, do të trajtohen në mënyrë ekskluzive nga zyrat qendrore të Kompanisë dhe do t’i paguhen Mbajtësit të Biletës Gërvishtëse. Këto çmime të kategorisë së lartë do të transferohen në mënyrë ekskluzive në një llogari bankare të specifikuar në formularin e kërkesës për çmimin e fituar (ose çdo metodë tjetër pagese të rënë dakord mes Kompanisë dhe fituesit të çmimit të kategorisë së lartë), që duhet të plotësohet tërësisht dhe të dorëzohet nga Mbajtësi i Biletës Gërvishtëse.

g.9 Në rast se çmimi kërkohet në zyrat qendrore të Kompanisë, formulari i kërkesës për çmimin e fituar së bashku me Biletën Gërvishtëse të bashkëlidhur, do të qëndrojë tek Kompania. Çdo tarifë transferte bankare ose postare, si dhe të gjitha tarifat e tjera ligjore të përcaktuara apo kostot që shkaktohen në këtë kontekst, nëse do të ketë, do të paguhen nga marrësi.

g.10 Nuk ka asnjë detyrim për Pikat e Shitjes ose për Kompaninë për të kontrolluar të drejtën e fitimit të çmimit të Mbajtësit të Biletës Gërvishtëse.

g.11 Dita përkatëse e fundit e pagesës për Biletat Gërvishtëse të një Serie Biletash Gërvishtëse është përcaktuar nga Kompania dhe është printuar dukshëm si informacion në pjesën e pasme të vetë Biletës Gërvishtëse. Çmimet mund të kërkohen vetëm deri në datën e përcaktuar (dita e fundit e pagesës). Kompania në diskrecionin e saj, në vartësi të raportit të biletave gërvishtëse të shitura, ka të drejtë të vendosi shtyrjen e afatit të kërkimit të çmimit, duke e njoftuar atë paraprakisht në të gjitha pikat e shitjes si edhe në faqen zyrtare të saj. Pas përfundimit të këtij afati, çdo e drejtë e mundshme për tërheqjen e çmimit të Biletës Gërvishtëse parashkruhet. Çmimi i pa kërkuar do të transferohet në Fondin e Çmimeve të pa kërkuara. Ky fond do të përdoret për (i) bonuse shtesë monetare; dhe/ose (ii) bonuse shtesë jo monetare, që do të jepen në bazë të serisë së Biletës Gërvishtëse. Kompania me zgjedhjen absolute të saj, do të përcaktojë pjesën që do të përdoret nga ky fond për çdo njërin prej qëllimeve të parashikuara në pikën (i) dhe (ii) të këtij neni.

g.12 Pagesa e çmimeve do të jetë subjekt i tatimit në burim. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.

g.13 Kompania në përputhje me ligjin Nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit” dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, do të marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese.

h. Publikimi i kushteve

h.1 Kushtet e Përgjithshme ashtu si edhe Kushtet Shtesë mund të konsultohen në çdo Pikë Shitje, pas kërkesës, dhe janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të kompanisë.

i. Tërheqja

i.1 Tërheqja nga kontrata e lojës përjashtohet.

SHTOJCË NË RREGULLAT E LOJËS PËR “LOTARITË ME BILETA GËRVISHTËSE”

Kushte Shtesë për versionin e lojës “PISTA E FATIT”

Çdo pjesëmarrjenë versionin e lojës  PISTA E FATIT” realizohet siç është përcaktuar në Kushtet e Përgjithshme për Lotaritë me Bileta Gërvishtëse dhe këto Kushte Shtesë, të cilat janë si më poshtë:

Emri i versionit të lojës:                    PISTA E FATIT

Numri serial i Biletave Gërvishtëse:   010

Numri i Biletave Gërvishtëse:            2,000,000

Çmimi për çdo Biletë Gërvishtëse:     50 Lekë

Kuota e pagesës:                              55 %  e vlerës së shitjes së një Serie Biletash Gërvishtëse të shitura plotësisht alokohet në Fondin e Çmimit

Piramida e çmimeve:

Numri i çmimeveVlera e fituar në Lekë
8250,000
8020,000
18010,000
4005,000
8,5001,168
16,500579
57,000109
438,11050

pista-e-fatit-ticket

 

Na gjeni