Udhëzimet e Lojës

 Fito menjëherë deri në 1,500,000 Lekë!

Nje_det_i_arte

Është shumë e thjeshtë të luash dhe të fitosh me këtë biletë verore.

Shumë mundësi për t’u argëtuar dhe për të fituar.

Loja 1: Zbulo duke gërvishtur secilin nga rreshtat në fushën për gërvishtje të Lojës 1. Nëse zbulon dy simbole të njëjtë brenda secilit rresht, atëherë fiton çmimin përkatës në atë rresht.

Loja 2: Gërvisht në Lojën 2 dhe nëse zbulon simbolin e peshkut , fiton menjëherë çmimim përkatës që gjendet aty.

Çmimet e mëdha prej 1,500,000 Lekë, si dhe shumë çmime në kategoritë e tjera!

41,475,000 Lekë është shuma totale e fitimeve që do të shpërndahen me mundësi të përgjithshme për të fituar shumë të mira: mesatarisht 1 në 3 bileta gërvishtëse është fituese. 

Numri i ÇmimeveÇmimet fituese në LekëMundësia për të fituar ( 1 në: )
21,500,000375,000.00
5250,000150,000.00
2050,00037,500.00
5010,00015,000.00
4505,0001,666.67
1,0001,100750.00
9,000544 83.33
45,00021116.67
179,8401004.17

Kjo seri përbëhet nga 750,000 bileta.

Çmimi i kësaj bilete gërvishtëse është 100 Lekë.

Si të kërkoni çmimin tuaj

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në www.lotaria.al

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit: 04 451 1000.

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

 

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. 

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe të publikuara në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al

 

Shënime:

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt, telefononi 04 451 1000 ose vizitoni www.lotaria.al

Na gjeni