Udhëzimet e Lojës

Fito me biletat e reja gëvishtëse “Fito Kuq e Zi” nga Lotaria Kombëtare.

Plot me çmime nga 50,000 Lekë!

Dhuratë katalogun e skuadrës sonë legjendare – mbështet edhe ti Ekipin tonë Kombëtar të Futbollit

Gërvishtni në fushënpërkatëse për gërvishtje dhe nëse zbuloni një shifër, fitoni menjëherë atë shumë në para.

Nëse në biletën gërvishtëse zbuloni vetëm imazhin e një futbollisti të Ekipit Kombëtar të Futbollit, emrin dhe firmën e tij,  mund të koleksiononi këto bileta dhe të plotësoni katalogun me formacionin e Ekipit Kombëtar të Futbollit.

Shuma totale e cmimeve fituese që do të shpërndahen është 75,000,000 Lekë ku mesatarisht 1 në 5.26 bileta është fituese e një prej çmimeve të ndryshme të kësaj bilete.

Numri i ÇmimeveÇmimet fituese (në Lekë)Mundësia për të fituar ( 1 në …: )
10050,00015,000.00
250 20,0006,000.00
80010,0001,875.00
1,1005,0001,363.64
3,0001,159500.00
25,00057060.00
70,00021821.43
185,1301008.10

Kjo seri përbëhet nga 1,500,000 bileta

Çmimi i kësaj bilete gërvishtëse është 100 Lekë

Si të kërkoni çmimin tuaj

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha.

Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në www.lotaria.al

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Për më shumë informacion mbi tërheqjen e çmimeve, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

 

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. 

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes.

 

Shënime:

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000

Na gjeni