Udhëzimet e lojës

Luaj, argëtohu dhe Fito menjëherë deri në 500,000 Lekë!
Bileta e re Gërvishtëse “Fito 500,000 Lekë” ofron akoma më shumë argëtim dhe fitime, ku çmimi kryesor arrin në 500,000 Lekë (të reja) si  edhe shumë çmime të tjera fituese që mund të fitohen në çast me këtë biletë.
Për më tepër në çdo biletë, përveç lojës kryesore ka dhe një lojë BONUS, për akoma më shumë mundësi për të fituar.

Si luhet:
Është shumë e thjeshtë:

  • Gërvisht të gjithë fushën e madhe për gërvishtje.  Nëse zbulon TRE SHUMA TË NJËJTA, atëherë fiton menjëherë atë shumë (një herë).
  • Ndërsa në lojën Bonus, për më shumë mundësi fitimi: Gërvishtni këtë zonë dhe nëse zbuloni simbolin e Lotarisë , fitoni menjëherë çmimin përkatës të treguar aty.

Mesatarisht 1 në 4 Bileta Gërvishtëse “Fito 500,00 Lekë”, është fituese.

Numri i ÇmimeveVlera e Fituar në Lekë Mundësia për të fituar
( 1 në …: )
1500,000400,000.00
1250,00033,333.33
2010,00020,000.00
505,0008,000.00
1803,0002,222.22
3802,0001,052.63
1,6001,747250.00
3,1501,159126.98
7,50057153.33
28,50021814.04
57,5001006.96

* Çmimi i Biletës “Fito 500,000 Lekë” është 100 Lekë.
* Kjo seri përbëhet nga  400,000 bileta.

Si të kërkoni çmimin tuaj:
Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.
Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në http://lotaria.al/kush-jemi/pikat-e-shitjes/ .
Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.
Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.
Ju lutemi shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:
Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.
Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse mund  t’i gjeni në pikat e shitjes me kërkesën tuaj, si dhe të publikuara në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al

Shënime:
Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.
Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.
Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni