Udhëzimet e Lojës

Luaj, argëtohu dhe Fito menjëherë deri në 250.000 Lekë menjëherë !
Është shumë e thjeshtë: Gërvisht të gjithë fushën e gërvishtjes.  Nëse zbulon TRE SHUMA TË NJEJTA, atëherë fiton menjëherë atë shumë.
Çmimi i madh arrin 250,000 Lekë (të reja) si dhe shumë çmime të tjera!

Numri i çmimeveVlera e fituar në LekëMundësia për të fituar ( 1 në …: )
2250,000400,000.00
1010,00080,000.00
1005,0008,000.00
2102,0003,809.52
2,0001,168400.00
8,000579100.00
21,00022638.10
48,20010916.60
102,400507.81

Çmimi i Biletës Gërvishtëse “Fito 250,000 Lekë” është 50 Lekë.
Kjo seri përbëhet nga  800,000 bileta.

Si të kërkoni çmimin tuaj:
Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.
Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në http://lotaria.al/kush-jemi/pikat-e-shitjes/ .
Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.
Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.
Ju lutemi shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:
Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.
Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse mund  t’i gjeni në pikat e shitjes me kërkesën tuaj, si dhe të publikuara në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al

Shënime:
Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.
Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.
Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni