Udhëzimet e Lojës

Luaj, argëtohu dhe Fito menjëherë deri në 500.000 Lekë!

  • Gërvishtni të gjithë fushën e gërvishtjes. Nëse cilido nga “NUMRAT FITUES” përputhet me cilindo nga “NUMRAT TUAJ”, atëherë ju fitoni çmimin përkatës që tregohet poshtë tij.
  • Nëse në “NUMRAT TUAJ” zbuloni simbolin “77”, atëherë ju dyfishoni çmimin fitues përkatës (që gjendet nën të). Nëse zbuloni simbolin “777” atëherë ju trefishoni çmimin fitues përkatës.

Ju mund të zbuloni disa kombinime fituese, brenda së njëjtës biletë gërvishtëse duke ju dhuruar kështu argëtim të shumëfishtë.  Në këtë rast, të gjitha çmimet e kombinimeve fituese mblidhen në një shumë të vetme dhe ju fitoni vlerën totale.

 

Çmimi i madh arrin 500,000 Lekë (të reja) si dhe shumë çmime të tjera!

Mbi 25 milion Lekë çmime do të shpërndahen nga kjo biletë ku 1 në 3.97 bileta gërvishtëse është fituese.

Numri i çmimeveVlera e fituar në LekëMundësia për të fituar ( 1 në …: )
1500,000400,000.00
250,000200,000.00
2510,00016,000.00
2705,0001,481.48
1903,0002,105.26
1,5501,500258.06
2,6001,159153.85
9,00057144.44
5,00033580.00
21,00021819.05
57,0001007.02

Çmimi i kësaj Bilete Gërvishtëse është 100 Lekë

Kjo seri përbëhet nga  400,000 bileta.

 

Si të kërkoni çmimin tuaj:

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në http://lotaria.al/kush-jemi/pikat-e-shitjes/ .

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

Ju lutemi shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

 

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. 

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe të publikuara në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al

 

Shënime:

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni