Udhëzimet e Lojës

Fito menjëherë deri në 500,000 Lekë!

Është shumë e thjeshtë.

Zbulo duke gërvishtur fushën e fitimit (në zonën e gërvishtjes). Nëse gjeni tre herë të njëjtën shumë parash, atëhere fitoni menjëherë këtë shumë një herë. 

 

15 çmime të mëdha prej 500,000 Lekë si dhe shumë çmime në kategoritë e tjera! 

185,500,000 Lekë është shuma totale e fitimeve që do shpërndahen. Gjithashtu edhe mundësitë e përgjithshme për të fituar, janë shumë të mira: mesatarisht 1 në 4 bileta gërvishtëse është fituese.  

Numri i serive(Sasia e Çmimeve fituese)Çmimet fituese në LekëMundësia për të fituar (1 në )
15 x500,000466,666.67
75 x10,05093,333.33
1,000 x5,0507,000.00
118,500 x1,105378.38
140,700 x550171.99
190,000 x27277.78
1500,000 x10614.00
11,037,775 x506.75

Mundësia Mesatare: 4.15

Çmimi i kësaj bilete gërvishtëse është 50 Lekë.

 

Si të kërkoni çmimin tuaj

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes. 

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. 

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

Ju lutem shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

 

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.  

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni edhe në pikat e shitjes 

 

Shënime: 

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose  telefononi 04 451 1000.

Na gjeni