Udhëzimet e Lojës

Fito menjëherë deri në 1 MILION Lekë (të reja)!

Fiton kaq thjeshtë menjëherë!

Bileta Gërvishtëse “2018”, shpërndan mbi 31 MILION Lekë çmime fituese në kategoritë e ndryshme … dhe ju mund të fitoni në çast shumë thjesht.

  • Gërvishtni të gjithë zonën e gërvishtjes. Nëse cilido  nga “NUMRAT FITUES” përputhet me cilindo nga “NUMRAT TUAJ” atëherë ju fitoni çmimin që tregohet poshtë tij.
  • Nëse në “NUMRAT TUAJ” zbuloni simboli “V” atëherë ju dyfishoni çmimin fitues përkates (që gjendet poshtë tij).

Ju mund të zbuloni disa kombinime fituese, brenda së njëjtës biletë gërvishtëse duke dhuruar kështu arëgtim të shumëfishtë.  Në këtë rast, të gjitha çmimet e kombinimeve fituese mblidhen në një shumë të vetme dhe ju fitoni vlerën totale.

Çmimi i madh arrin 1 MILION Lekë (të reja) si dhe shumë çmime të tjera!

Mbi 31 milion Lekë çmime do të shpërndahen nga kjo biletë ku mundësia mesatare për të fituar është 1 në 3.971 biileta gërvishtëse.

Numri i çmimeveÇmimet Fituese në LekëMundësia për të fituar ( 1 në …: )
11,000,000250,000.00
1100,000250,000.00
3410,0007,352.94
4355,000574.71
2,4002,318104.17
5,0001,14150.00
18,75055313.33
36,2502006.90

Çmimi i kësaj Bilete Gërvishtëse është 200 Lekë.

Kjo seri përbëhet nga  250,000 bileta.

 

Si të kërkoni çmimin tuaj:

Ju mund të tërhiqni çmimet deri në 15,000 Lekë në pikën më të afërt të shitjes.

Çmimet nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë, mund t’i tërhiqni në Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha. Pika e shitjes mund t’ju informojë mbi adresat e Qendrave të pagesave të çmimeve të mëdha. Këto adresa mund t’i gjeni edhe në pikat e shitjes.

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën gërvishtëse fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Për çmimet mbi 100,000 Lekë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit të Lotarisë Kombëtare, në numrin e telefonit 04 451 1000.

Ju lutemi shikoni pjesën e pasme të biletës gërvishtëse për t’u informuar mbi afatin e periudhës për të kërkuar çmimin e fituar.

Rregullat e lojës:

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit. Prandaj, çdo ndalesë që duhet kryer për llogari të çdo takse të aplikuar, do të mbahet nga vlerat e fituara në mënyrë që t’i transferohet autoriteteve tatimore në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.

Rregullat e lojës së biletave gërvishtëse do t’i gjeni në pikat e shitjes si dhe të publikuar në adresën tonë zyrtare në internet në www.lotaria.al

Shënime:

Mosha minimale për pjesëmarrjen në lojërat e Lotarisë Kombëtare, është 18 vjeç.

Pjesëmarrja në lojërat e fatit mund të ndikojë negativisht në gjendjen ekonomike të lojtarit.

Për më shumë informacion drejtohuni në pikën e shitjes më të afërt ose telefononi 04 451 1000.

Na gjeni