ARKIVA E SHTYPIT

31/03/2016 – Fondi për Çështjet e Mira nga Lotaria Kombëtare për vitin 2016, vlera në dispozicion 7 025 566 Lekë

31 / 03 / 2016 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 31/03/2016

Njoftim për shtyp

Fondi për Çështjet e Mira nga Lotaria Kombëtare për vitin 2016, vlera në dispozicion 7 025 566 Lekë

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, i përbërë nga përfaqësues të Minsitrisë së Financave dhe Lotarisë Kombëtare, fton për të paraqitur kërkesat për pjesëmarrje në procesin e përzgjedhjes së projekteve, organizatave apo eventeve fitues që do të përfitojnë financim nga Bordi i Çështjeve të Mira, për vitin 2016.

Kanë të drejtë të aplikojnë, të konkurrojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre të gjithë aplikuesit që mund të jenë institucione publike, buxhetore apo jo-buxhetore, persona fizikë apo juridikë jo-buxhetorë, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre.

Vlera totale e fondit në dispozicion për projektin/projektet e përzgjedhura për vitin 2016, është 7 025 566 Lekë

Aplikuesit janë të ftuar të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre, së bashku me listën e dokumenteve për aplikim. Ky Bord, do të shqyrtojë projekt-propozimet dhe dokumentacionin shoqërues për t’u siguruar që ato plotësojnë kërkesat e nevojshme si dhe për të përzgjedhur propozimet më të mirë të vlerësuar.

Kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projektit/eve dhe lidhjes së kontratës/ kontrataveData
Shpallja e Njoftimit për Pjesëmarrje dhe publikimi i materialeve31 Mars 2016
Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve16 Maj 2016
Afati i fundit për vlerësimin e projekt-propozimeve18 Korrik 2016
Njoftimi dhe publikimi i propozimit/eve fitues1 Gusht 2016
Lidhja e kontratës/kontratave midis subjektit/eve përfitues dhe kryetarit të Bordit të Çështjeve të Mira29 Gusht 2016
Na gjeni