ARKIVA E SHTYPIT

30/12/2013 – Loto “6 nga 39”, shpërndan shumën e akumuluar të Jackpotit

30 / 12 / 2013 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 30/12/2013

Loto “6 nga 39”, shpërndan shumën e  akumuluar të Jackpotit

Loto “6 nga 39” produkt i Lotarisë Kombëtare ka shpërndarë mbrëmjen e djeshme të gjithë shumën e akumuluar të Jackpot, e cila kishte arritur shifrën rekord të 40,877,798.30 lekëve të reja. 

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, Lotaria Kombëtare aplikoi parimin e “shpërndarjes së shumës” duke i dhënë lojtarëve të gjithë shumën e akumuluar të Jackpotit. 

Në fillim të javës, Lotaria Kombëtare bën përllogaritjen e shumës së Jackpotit në mënyrë që të njoftojë publikun për shumën e përafërt për të cilën luajnë. Shuma e parashikuar ishte 36.5 milionë lekë të reja, por shitjet e kësaj jave kanë tejkaluar pritshmëritë duke bërë që shuma e akumuluar e Jackpotit të arrijë shifrën 40 877 798.30 lekë të reja. 

Në shortin e Loto “6 nga 39”, datë 29 Dhjetor 2013 nuk rezultoi asnjë  fitues me 6 numra të saktë dhe si rrjedhojë, e gjithë shuma e Jackpotit i ‘u shtua dhe i’u shpërnda kategorisë pasardhëse, me 5 numra të saktë. 

Në kategorinë e dytë (5 numra te saktë) kishte 24 fitues të cilët kanë përfituar nga 1,747,813  lekë të reja, secili.

Biletat fituese me 5 numra të saktë janë plotësuar në qytetet si më poshtë: 

Dy bileta fituese në qytetin e Ballshit; Një biletë fituese në qytetin e Bilishtit; Një biletë fituese në qytetin e Bulqizës; Një biletë fituese në qytetin e Divjakës; Dy bileta fituese në qytetin e Elbasanit; Një biletë fituese në qytetin e Korçës; Një biletë fituese në qytetin e Krujës; Një biletë fituese në Libofshë; Një biletë fituese në qytetin e Pogradecit; Një biletë fituese në qytetin e Pukës; Një biletë fituese në qytetin e Sarandës; Dy bileta fituese në qytetin e Shkodrës; Gjashtë bileta fituese në qytetin e Tiranës; Tre bileta fituese në qytetin e Vlorës. 

Në total, në shortin e datës 29 Dhjetor 2013 kishte 79 268 fitues të kategorive të ndryshme të cilët kanë përfituar në total 52,181,126.00 lekë.

Fituesit mund të paraqiten në zyrat e Lotarisë Kombëtare në adresën Rr. “Dritan Hoxha”; Nr.39-1; Tiranë ose të telefonojë në numrin e shërbimit të klientit 04 451100.

Vetë kompania, Lotaria Kombëtare garanton për javën e ardhshme sërish çmimin prej 10 milionë lekësh të reja. Ky çmim është në dispozicion të të gjithë lojtarëve që parashikojnë saktë 6 numrat e përzgjedhur nga fati. Për sa i takon çmimeve të kategorisë së dytë dhe të tretë, ato janë në varësi të numrit të biletave të shitura. Sa më shumë parashikime të plotësoni aq më shumë rritet vlera e çmimeve dhe mundësia juaj për t’i fituar ato.

Informacione shtesë:

Lotaria Kombëtare është pjesë e grupit Austrian Lotteries dhe anëtare e Shoqatës së Lotarive Europiane. Lotaria Kombëtare është kompania e vetme e licencuar nga shteti shqiptar për të zhvilluar dhe shitur Lojërat e Lotarisë në Shqipëri.

Na gjeni