ARKIVA E SHTYPIT

26/12/2013 – Lotaria Kombëtare organizoi sot një aktivitet festiv për të moshuarit e qendrave rezidenciale publike të Tiranës, Kavajës, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës dhe Poliçanit.

26 / 12 / 2013 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 26/12/2013

Lotaria Kombëtare organizoi sot një aktivitet festiv për të moshuarit e qendrave rezidenciale publike të Tiranës, Kavajës, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës dhe Poliçanit. 

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana International.  

Të pranishëm në këtë event ishin zv.Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Bardhylka Kospiri, drejtues nga Shërbimit Social si dhe përfaqësues të Lotarisë Kombëtare. 

Drejtori i Përgjithshëm i Lotarisë Kombëtare, Z. Simoner, pasi uroi të moshuarit për festat e fundvitit deklaroi se për Lotarinë Kombëtare, dimensioni social dhe human është pjesë e pandarë e aktivitetit të saj. “Ndaj dhe këtë fund vit Lotaria Kombëtare vendosi të ofrojë një ditë ndryshe për këtë pjesë të ndjeshme të shoqërisë duke përcjellë mesazhin se në këto ditë festash ata nuk janë vetëm”, u shpreh Z. Simoner.

Z. Simoner, theksoi se: “Një event tillë nuk do të mbetet i veçuar, por përkundrazi do të shërbejë për të frymëzuar vepra edhe më të mira në funksion të përmirësimit të shërbimeve sociale për të gjitha grupet në nevojë”. 

Për të krijuar një ambient sa më argëtues dhe gazmor, gjatë aktivitetit një bandë muzikore dhuroi çaste të këndshme duke luajtur këngë nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Pjesë e veçantë e eventit ishin batutat dhe rrëfimet humoristike të të ftuarve special që Lotaria Kombëtare kishte sjellë me këtë rast, ku aktorë të mirënjohur të skenës së humorit si  Gazmend Paja, Salsano Rapi  dhe Besart Kallaku, dhuruan të qeshura dhe ovacione duke u familjarizuar njëkohësisht me të pranishmit. 

Gjatë darkës pati shumë surpriza lojëra argëtuese që përfshinë të gjithë të moshuarit, më pas, anëtarë të stafit të Lotarisë shpërndanë dhurata për të gjithë të moshuarit.  

Në fund të ceremonisë, të moshuarit shprehën mirënjohje dhe falenderime ndaj Lotarisë Kombëtare për këtë event, që siç thanë ata: “u ngrohu shpirtin dhe zemrat”. 

Na gjeni