ARKIVA E SHTYPIT

25/09/2013 – Lotaria Kombëtare lançon produktin e dytë, Biletat Gërvishtëse “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash”

25 / 09 / 2013 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 25/09/2013

Lotaria Kombëtare lançon produktin e dytë, Biletat Gërvishtëse “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash”

Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, ka prezantuar sot produktin e saj të dytë, Biletat Gërvishtëse, përkatësisht dy lloj bileta gërvishtëse: “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash”. Këto dy bileta gërvishtëse gjenden tashmë në pikat e shitjes së Lotaria Kombëtare në të gjithë Shqipërinë. 

“Arka e Thesarit” dhe “Super Cash” janë dy lojëra të reja tërheqëse, të cilat ofrojnë mundësinë e fitimit në çast të shumë çmimeve të ndryshme. 

Lotaria Kombëtare ka hedhur në qarkullim lojën “Arka e Thesarit”, një biletë e së cilës kushton 50 lekë dhe me të mund të fitohen deri në 500 000 lekë të reja. Biletat e “Arka e Thesarit” do t’i japin publikut çmime të ndryshme për një total prej 185.5 milionë lekësh të reja. 

Për lojën “Super Cash”, çmimi i një bilete është 100 lekë dhe të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë deri në një milionë lekë të reja. Biletat e lojës “Super Cash” do të shpërndajnë në total 275 milionë lekë të reja. 

Si për “Arka e Thesarit”, ashtu edhe për “Super Cash”, një në katër bileta do të rezultojë fituese.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, Lotaria Kombëtare, zoti Peter Simoner. Gjatë fjalës së tij, Z. Simoner u shpreh: “Koncepti ku bazohet ky produkt është shumë i thjeshtë: duhet të gërvishtësh pjesën e përcaktuar në bilete dhe nëse gjen kombinimin (simbolin) e duhur ju fitoni në çast shumën e shënuar. Me “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash” ju mund të fitoni në çast deri në 1 000 000 lekë te reja. Publiku shqiptar e mirëpriti Loto “6 nga 39” dhe kjo vërtetohet nga numri i madh i fituesve, të cilët deri më tani janë më shumë se 200 mijë. Me Loto dhe Biletat Gërvishtëse do të kemi edhe më shumë fitues”. 

Lotaria Kombëtare është e vetmja kompani e licencuar nga shteti shqiptar, për zhvillimin e Lojërave të Lotarisë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Biletat gërvishtëse të Lotarisë Kombëtare, të prodhuara nga një kompani e specializuar, ofrojnë siguri maksimale dhe argëtim sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Kjo certifikohet nga logo e Lotaria Kombëtare, e cila është e  printuar në biletë.

Parimi bazë i aktivitetit të Lotaria Kombëtare në Shqipëri është Lojëra me Përgjegjshmëri. Të gjithë punonjësit e kompanisë, por edhe partnerët e shitjeve, janë trajnuar që të respektojnë me rigorozitet këtë parim. 

 

Informacion shtesë për redaktorët:

Lotaria Kombëtare është pjesë e grupit Austrian Lotteries dhe anëtare e Shoqatës së Lotarive Europiane-një organizatë e operatorëve të licencuar për lotaritë shtetërore. Lotaria Kombëtare është kompania e vetme e licencuar nga shteti shqiptar për të zhvilluar dhe shitur Lojërat e Lotarisë në Shqipëri. Me Loto “6 nga 39” dhe biletat e reja gërvishtëse, “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash”, shqiptarët kanë mundësinë të provojnë botën argëtuese të lojërave të fatit.

Na gjeni