ARKIVA E SHTYPIT

23/12/2013 – Lotaria Kombëtare njofton se për shkak të një problemi teknik, shorteu i ditës së djeshme të Loto “6 nga 39”, është hedhur sërish në praninë e Komisionit të Shorteut

23 / 12 / 2013 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 23/12/2013

Lotaria Kombëtare njofton se për shkak të një problemi  teknik, shorteu i ditës së djeshme të Loto “6 nga 39”, është hedhur sërish në praninë e Komisionit të Shorteut.

Numrat fitues të shorteut të djeshëm të Loto “6 nga 39” janë: 

7, 9, 14, 21, 27, 38.

Anulimi i shorteut të parë dhe zhvillimi i shorteut të dytë është bërë për t’i dhënë të gjithë lojtarëve mundësi të barabarta për të fituar.

Lotaria Kombëtare, duke treguar integritet dhe transparencë maksimale, merr përsipër që të kompensojë fituesit e kategorisë së katërt dhe të pestë të  shorteut te anuluar si dhe të paguajë çmimet e kategorisë së dytë dhe të tretë të fituesve në shorteun e anuluar.

Të gjithë fituesit e shorteut  të vlefshëm do të paguhen sipas procedurës.

Gjithashtu, gjejmë mundësinë t’ju njoftojmë që Lotaria Kombëtare ka vendosur që të shpërndajë të gjithë shumën e Jackpotit prej 365 milionë lekë (të vjetra) në shortin e datës 29 Dhjetor.

Nëse në shortin e ardhshëm nuk do të ketë fitues me 6 numra të saktë, atëherë shuma e plotë e Jackpotit,  365 milion lekë (të vjetra) do të shpërndahet tek fituesit e kategorisë pasardhëse, patjetër.

Lotaria Kombëtare ju uron shumë fat.

Na gjeni