ARKIVA E SHTYPIT

20/01/2016 – Çmimet fituese shpërndarë nga Lotaria Kombëtare, gjatë 2015

20 / 01 / 2016 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 20/01/2016

Njoftim për shtyp

Çmimet fituese shpërndarë nga Lotaria Kombëtare, gjatë 2015.

Viti 2015 ka qenë pa dyshim një vit i mbushur me risi dhe produkte të shumta të ofruara nga Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries.

Bileta e re Gërvishtëse “Tornado me Para”, hedhur në treg në muajin Mars 2015, ka sjellë një risi në tregun shqiptar duke qenë e shoqëruar dhe prezantuar me një spektakël televiziv të veçantë. Lojtarët rrëmbehen nga paratë, brenda një makinerie parash duke fituar çmime të larta dhe njëkohësisht duke dhuruar argëtim dhe kënaqësi të garantuar për publikun që ndjek nga Televizori.

Tornado me Para” ka shpërndarë mbi 33.7 milion Lekë çmimembi 269,197 fitues  gjatë vitit 2015.

Keno dhe Galaxy janë dy lojëra të tjera fati të prezantuara nga Lotaria Kombëtare në vitin që sapo lamë pas, shortet e të cilave hidhen çdo 5 minuta duke dhuruar emocione por dhe mundësi të larta fitimi.

Mbi 23.5 milion Lekë janë shpërndarë në mbi 67,000 fituesKeno dhe Galaxy në më pak se 10 muaj përgjatë vitit 2015. 

Ndërkohë, kompania ka siguruar mbështetje financiare për projekte të ndryshme humanitare si dhe projekte në fusha të tjera me interes për publikun dhe Shqipërinë.  

Kështu Lotaria Kombëtare përmes “Bordit të Çështjeve të Mira”, ka mbështetur projekte me ndjeshmëri dhe impakt social, duke miratuar gjatë vitit 2015, shpërndarjen e një vlere totale, prej 21,477,227 Lekë në tre projekte të ndryshme.

Në kuadër të mbështetjes së sportit në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Lotaria Kombëtare ka krijuar një produkt tjetër, në kategorinë e biletave gërvishtëse. Në Shtator 2015 u prezantua “Fito Kuq e Zi”, një biletë me simbolet e Skuadrës Kombëtare të Futbollit si dhe me mundësi fitimi e koleksionimi të imazheve të futbollistëve. Një pjesë e të ardhurave të kësaj bilete, mbështesin Ekipin Shqiptar të Kombëtares së Futbollit.

Lotaria Kombëtare gjatë vitit 2015, ka shpërndarë mbi 162 Milion Lekë mbi 1,200,000 fitues. Ndërkohë në rreth 100 fitues të mëdhenj janë shpërndarë mbi 20 milion Lekë.

“Viti 2015 ka qenë një vit sfidues dhe i arrirë  për Lotarinë Kombëtare e cila ja ka dalë mbanë që nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të përparuara të sjellë në treg produkte inovatore dhe që ofrojnë çmime të shumta për publikun në moshë madhore.  Nëpërmjet produkteve të ndryshme, Lotaria Kombëtare ka gjeneruar të ardhura jo vetëm për  lojtarët, por edhe për rreth 700 partnerë të saj, pika të ndryshme të shitjes dhe bashkëpunëtorë të saj.

Të tjera produkte të reja dhe inovatore do të vazhdojnë të hidhen në treg nga Lotaria Kombëtare edhe gjatë vitit 2016 me synimin për të ofruar lojra tërheqëse dhe argëtuese për publikun e rritur duke ndjekur një nga parimet tona bazë, atë të Lojrave me Përgjegjshmëri” – u shpreh z. Peter Simoner, Drejtor Ekzekutiv i Lotaria Kombëtare .

 

Për më shumë informacione ju lutem na kontaktoni:

Lotaria Kombëtare sh.p.k.

E-mail: info@lotaria.al

Na gjeni