ARKIVA E SHTYPIT

19/03/2013 – Presidenti i Republikës dekreton projektligjin për Licencën e Lotarisë Kombëtare

19 / 03 / 2013 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 19/03/2013

Presidenti i Republikës dekreton projektligjin për Licencën e Lotarisë Kombëtare


Përgjegjshmëri, Besueshmëri dhe Risi,
janë vlerat që kompania “Lotaria Kombëtare”, pjesë e “Casinos Austria/Austrian Lotteries Group” do të sjellë shumë shpejt në treg me anë të produkteve të saj.

“Pas firmosjes së licencës, ratifikimit të saj në Parlamentin Shqiptar dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës, ne jemi tashmë të dedikuar me profesionalizëm për të ngritur Lotarinë Kombëtare duke implementuar sisteme të teknologjisë së fundit. Qëllimi ynë kryesor është të zhvillojmë lojërat e Lotarisë Kombëtare në mënyrë sa më transparente dhe të sigurt për publikun, të cilat do te monitorohen dhe mbikëqyren nga Ministria e Financave” – shprehet Z. Peter Simoner, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Lotaria Kombëtare” . 

Dekretimi i marrëveshjes së licencës nga ana e Presidentit të Republikës të Shqipërisë, shënoi aktin e fundit formal në rrugën ligjore mbi lojërat e lotarisë. Veprimtaria e Lotarisë Kombëtare karakterizohet nga elemente të larta sigurie për mbrojtjen e plotë e konsumatorit si dhe nga kërkesa të larta të Entit Rregullator.

Duke filluar nga muaji Prill 2013, “Lotaria Kombëtare” sh.p.k., do të ofrojë për të gjithë personat në moshë madhore, mundësinë për të marrë pjesë në lojërat tërheqëse të lotarisë, të cilat do të mund t’i gjeni në pikat tona të shitjes në mbarë vendin. 

Loja e parë që do të prezantohet është produkti Loto me formulën “6 nga 39”, ku kombinohen çmime tërheqëse me probabilitet të lartë fitimi. Pagesa e të gjitha çmimeve të fituara, sigurohet nga një garanci e lartë e kapitalit të kompanisë “Lotaria Kombëtare” sh.p.k. si dhe nëpërmjet Grupit të “Casinos Austria/Austrian Lotteries”.

Shortet do të jenë publike, dhe në secilin prej tyre do të dalin numrat fitues. 

Në gjysmën e dytë të vitit 2013, kemi planifikuar të zgjerojmë portofolin tonë të produkteve duke hedhur në treg dy lloje karta gërvishtëse. 

“Lotaria Kombëtare” sh.p.k siguron që do të marrë me seriozitet përgjegjësitë e saj sociale dhe do të zhvillojë veprimtarinë e saj nën vëzhgimin rigoroz të mbrojtjes së konsumatorëve dhe mbrojtjes së minorenëve për të mirën publike. Kompania do të sigurojë mbështetje financiare për projekte të ndryshme humanitare si dhe projekte në fusha të tjera me interes për publikun dhe Shqipërinë. 

“Të ofrosh një lotari në një treg dinamik siç është tregu shqiptar, është një sfidë e madhe por dhe e bukur. Të gjithë shqiptarët do të binden për besueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e lojërave tona të lotarisë. Ne do të mbështesim projekte të rëndësishme për vendin” – u shpreh Bettina Glatz-Kremsner, Anëtare e Bordit Drejtues të Austrian Lotteries.

Rreth Grupit “Casinos Austria/Austrian Lotteries” 

Grupi “Casinos Austria/Austrian Lotteries” është grup ndërkombëtar i akredituar i lojërave të fatit, që operon në këtë fushë me përgjegjshmëri të lartë, bazuar në parimet: integritet, besueshmëri dhe siguri. 

Me eksperiencën e saj 26-vjeçare në fushën e lotarive, fuqia e risive dhe fokusi në interesin dhe pritshmëritë e konsumatorit, Grupi “Casinos Austria/Austrian Lotteries” jo vetëm që gjeneron të ardhura optimale edhe për tatimet, por, ajo kombinon përgjegjësitë rregullatore me përkushtimin e korporatës dhe mbështet institucione e projekte që paraqesin interes publik. 

Në vitin 2011, Grupi i Casinos Austria/Austrian Lotteries numëronte 5,403 punonjës në 20 shtete, duke operuar në të pestë kontinentet dhe duke siguruar shitje me vlerë 3.471 miliardë Euro.

Na gjeni