ARKIVA E SHTYPIT

15/09/2014 – Lotaria Kombëtare hedh në treg produktin e saj të tretë, lojën “Fito Fito”

15 / 09 / 2014 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, 15/09/2014

Lotaria Kombëtare hedh në treg produktin e saj të tretë, lojën “Fito Fito”

Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, ka hedhur sot në treg produktin e saj të tretë, lojën “Fito Fito”. 

Kjo është një lojë e re, argëtuese dhe me mundësi shumë të larta fitimi, biletat e së cilës tashmë gjenden në pikat e shitjes të Lotarisë Kombëtare. 

Fito Fito” bën pjesë në kategorinë e lojërave me shorte. 

Shortet e lojës “Fito Fito” do të hidhen çdo ditë dhe të gjithë personat në moshë madhore mund të luajnë dhe fitojnë ditë pas dite. 

Një parashikim në lojën “Fito Fito” kushton 50 lekë. 

Çmimi i kategorisë së parë është 700.000 lekë (të reja) të garantuara çdo ditë. Me “Fito Fito” lojtarët mund të fitojnë edhe nëse parashikojnë saktë vetëm shifrën e fundit numerike. 

Në total janë pesë kategori të ndryshme çmimesh, të cilat ju japin mundësi pa fund për të fituar çdo ditë.

Për çdo parashikim në skedë lojtarët duhet të zgjedhin katër shifra numerike,  nga një për secilën kolonë brenda të njëjtit parashikim. Këtij parashikimi do t’i shtohet nga sistemi automatik i lojës edhe një simbol fatsjellës. 

Lojtarët mund të bëjnë deri në katër parashikime brenda të njëjtës skedë. Shortet do të hidhen çdo ditë në orën 19:45 nga sistemi i lojës, i certifikuar dhe aprovuar nga Njësia për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit (Ministria e Financave). Rezultatet do të publikohen pas orës 20:15 në faqen zyrtare të kompanisë www.lotaria.al; pikat e shitjes; media dhe faqen zyrtare të Lotarisë Kombëtare në Facebook.

Informacion shtesë:

Lotaria Kombëtare është pjesë e grupit Austrian Lotteries dhe anëtare e Shoqatës së Lotarive Europiane. 

Parimi bazë i aktivitetit të Lotaria Kombëtare është Lojëra me Përgjegjshmëri. Të gjithë punonjësit e kompanisë, por edhe partnerët e shitjeve, janë trajnuar që të respektojnë me rigorozitet këtë parim. Të gjitha produktet e kompanisë Lotaria Kombëtare u shiten vetëm personave mbi 18 Vjeç.

Na gjeni