ARKIVA E SHTYPIT

11/06/2013 – Lotaria Kombëtare bëhet anëtare e Shoqatës së Lotarive Europiane

11 / 06 / 2013 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Tiranë, më 11/06/2013

Lotaria Kombëtare bëhet anëtare e Shoqatës së Lotarive Europiane

Lotaria Kombëtare ka kënaqësinë t’ju njoftojë se Shoqata e Lotarive Europiane (European Lotteries) ka mirëpritur Lotarinë Kombëtare si anëtare të saj, në kongresin e mbajtur më 6 qershor 2013, në Tel-Aviv- Izrael.

Shoqata e Lotarive Europiane është një organizatë europiane e lotarive kombëtare që veprojnë në fushën e lojërave të fatit për përfitim publik. Ajo ka 83 anëtarë nga më shumë se 40 vende evropiane, përfshirë të 27-të shtetet anëtare të BE-së. Shoqata e Lotarive Europiane bashkon të gjithë operatorët shtetërore dhe privatë, fitimprurëse dhe jo fitim-prurës, të cilët veprojnë në emër të shtetit.

Çdo vit, anëtarët e shoqatës kontribuojnë për buxhetet shtetërore ku ato veprojnë si dhe me financime për sportin, bamirësi / përfshirje sociale, artin dhe trashëgiminë kulturore, ndihma për kërkime dhe zhvillim, si dhe çështje të tjera me interes publik. Anëtarët e Shoqatës së Lotarive Europiane ofrojnë vetëm lojëra fati në juridiksionin e licencuar nga qeveritë përkatëse.

“Shoqata e Lotarive Europiane promovon një model të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të lojërave  të fatit për të mirën e shoqërisë në të cilën ne bëjmë pjesë dhe që bazohet në vlerat e bashkëpunimit, përkujdesjes, solidaritetit dhe integritetit. Është një nder i madh që Lotaria Kombëtare të jetë anëtare e kësaj shoqate”,- u shpreh Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Lotaria Kombëtare, Z. Peter Simoner.

Për informacione të mëtejshme ju lutem vizitoni faqen e zyrtare të Shoqatës së Lotarisë Europiane: 

www.european-lotteries.org

Na gjeni