ARKIVA E SHTYPIT

07/07/2016 – Shpallja e Projekteve Fituese nga Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare

7 / 07 / 2016 - Kthehu tek arkiva e shtypit

 

Tiranë, më 07/07/2016

 

Njoftim për shtyp

 

Shpallja e Projekteve Fituese nga Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare


Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, datë 4.3.2015, u mblodh më datë 01.07.2016 për shpalljen e projekt propozimeve fituese.

Me qëllim respektimin dhe garantimin e lirisë së pjesëmarrjes dhe të konkurimit; mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë; paanshmërinë e shqyrtimit të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave, pasi shqyrtoi të gjitha propozimet e dërguara, vendosi shpalljen e projekteve të mëposhtme fituese:

  • “Mbështetje e integruar për fëmijët PAK në shkollën speciale “3 Dhjetori”, propozuar nga Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike;
  • “Kamp veror” për fëmijët në situate rruge dhe fëmijë nga familje në vështirësi socio-ekonomike”, propozuar nga SHKEJ (Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën);
  • “Mbështetje +”, propozuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania;
  • “Fushata promocionale në kuadër të luftës kundër informalitetit”, propozuar nga Fondacioni EDS;

Bordi, falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kanë paraqitur projekt propozimet e tyre.

Na gjeni