ARKIVA E SHTYPIT

04.05.2015 – Fondi për Çështjet e Mira nga Lotaria Kombëtare, vlera në dispozicion 21 477 227 Lekë (të reja)

4 / 05 / 2015 - Kthehu tek arkiva e shtypit

Njoftim për shtyp                                                                          Tiranë, 04/05/2015

 

 

Fondi për Çështjet e Mira nga Lotaria Kombëtare, vlera në dispozicion 21 477 227 Lekë (të reja)

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Lotarisë Kombëtare, fton për të paraqitur kërkesat për pjesëmarrje në procesin e përzgjedhjes së projekteve, organizatave apo eventeve fitues që do të përfitojnë financim nga Bordi i Çështjeve të Mira.

Kanë të drejtë të aplikojnë, të konkurrojnë dhe të paraqesin projektpropozimet e tyre të gjithë aplikuesit që mund të jenë institucione publike, buxhetore apo jobuxhetore, persona fizikë apo juridikë jobuxhetorë, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre.

Vlera totale e fondit në dispozicion për projektin/projektet e përzgjedhura për vitin 2015, është 21 477 227 Lekë.

Aplikuesit janë të ftuar të dorëzojnë projektpropozimet e tyra, së bashku me listën e dokumenteve për aplikim. Ky Bord, do të shqyrtojë projektpropozimet dhe dokumentacionin shoqërues për t’u siguruar që ato plotësojnë kërkesat e nevojshme si dhe përzgjedh propozimet më të mirë të vlerësuar.

Kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projektit/eve dhe lidhjes së kontratës/ kontrataveData
Afati i fundit për dorëzimin e projektpropozimeve15 Qershor 2015
Afati i fundit per vlerësimin e projektpropozimeve 30 Qershor 2015
Njoftimi dhe publikimi i proropozimit/eve fitues3 Korrik 2015
Lidhja e kontratës/kontratave midis subjektit/eve përfitues dhe kryetarit të Bordit të Çeshtjeve të Mira30 Korrik 2015
Na gjeni