Melazim Tala nga Lushnja bëhet “Milioner për një vit”

Promocioni në Loto “6 nga 39” ka njohur të dielën fituesin e parë. Melazim Tala do të marrë 1 milion e 400 mijë lekë (të vjetra) në muaj për 12 muaj resht. Nga kjo javë rikthehet edhe Jackpoti në Loto

Melazim Tala nga Lushnja është fituesi i parë i promocionit më të ri të Lotarisë Kombëtare, “Milioner për një vit”. Ai do të marrë çdo muaj, për një vit resht, shumën 1 milionë e 400 mijë lekë (të vjetra). Melazimi rrëfen emocionet e veçanta që ndjeu  kur ai dhe familja e tij mësuan se për një vit resht do të jetojnë si milionerë. “Ishte e pabesueshme. Kur pashë numrin e biletës filluam të kërcenim e te përqafoheshim të gjithë”,- tregon zoti Tala. Promocioni “Milioner për një vit” do të vazhdojë edhe për pesë shorte të tjerë ku do të shpallen fituesit e radhës. 

Biletat fituese përzgjidhen nga sistemi automatik i lojës dhe gjatë çdo shorti, deri më datë 27 Mars 2014, do të shpallet një numër bilete fituese.

Duke nisur nga data 6 Mars 2014 shortet e Loto “6 nga 39” zhvillohen dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel në mbrëmje në orën 20 e 05 minuta. Por surprizat e Lotarisë Kombëtare nuk përfundojnë me kaq. Duke filluar nga ky short rikthehet Jackpoti në Loto “6 nga 39”. Çmimi i kategorisë së parë për shortin e ditës së enjte ka arritur shumën e 105 milionë lekëve të vjetra. Ai do të rritet sipas parimit të Jackpot deri sa njëri nga lojtarët të parashikojë saktë 6 numrat e përzgjedhur nga fati në një nga shortet e radhës.

– Zoti Melazim jeni fituesi i parë si e pritët momentin kur sistemi elektronik përzgjodhi biletën tuaj si fituesen e “Milionerë për një vit”? 

Të dielën në mbrëmje ishim mbledhur në shtëpi dhe po prisnim të fillonte shorti. Të them të drejtën që në fillim kisha një parandjenjë se do fitoja. Po argëtoheshim dhe po qeshnim me familjen, unë u thosha sot do ndodhë një gjë e mirë. Në shtëpi ishim me babanë, gruan, të gjithë po prisnim. Kishim dëgjuar edhe në televizor që këtë të diel fillonte promocioni i ri: “Milioner për një vit” dhe thashë ishalla jemi me shans. Dhe ashtu doli vërtetë. Fati trokiti në derën e shtëpisë tonë. 

– Çfarë bëtë në momentin që patë numrin tuaj të serisë në biletën që e përzgjodhi sistemi elektronik?  

E pashë numrin në televizor, pashë numrin e biletës, pastaj e pashë dhe njeherë tjetër, se si është kjo punë, pret që të fitosh dhe kur fiton s’e beson pastaj (qesh).  U gëzuam shumë të gjithë si familje. U emocionuam shumë. U thashë që kisha parandjenjën që do fitoja dha ja ku fituam. Ishte fati im. Ishin momente të lumtura, u përqafuam me njeri tjetrin. Filloi gruaja po më thoshte është fati i shtëpisë jo fati tënd. Ne provuam shansin tonë dhe ja fituam! E falenderoj me sinqeritet Lotarinë Kombëtare për këto surpriza që u bën shqiptarëve dhe që na jep mundësinë të kuptojmë që të gjithë ne kemi fat. 

-Një shumë prej 1 milionë e 400 mijë lekësh të vjetra çdo muaj për një vit resht nuk janë pak apo jo. Çfarë do bëni me to?

Po tani si i thonë një fjale, dhuratat i pranon edhe mbreti (qesh). Jam duke rregulluar shtëpitë dhe këto para do më ndihmojnë për punimet. Do t’i përdorim për shtëpitë meqë jemi duke u marrë me këto rregullimet, se djemtë janë rritur e duan nuse tani (qesh). Por e rëndësishme është që kaluam momente të gëzuara me familjen, kur pamë që fituam na u bë shtëpia si në festë. Për mua ka rëndësi gëzimi dhe harmonia me fëmijët, me familjen, të tjerat rregullohen avash, avash. Prandaj e falënderoj Lotarinë Kombëtare jo vetëm që na bën fitues, por edhe që na argëton. Nuk është hera e parë kjo që fitoj me Lotarinë, kam fituar edhe çmime të tjera më të vogla që na kanë gëzuar pa masë. 

– Po tani që fituat do vazhdoni akoma të luani me produktet e Lotarisë Kombëtare?

(Qesh) Po patjetër. Fatit nuk i dihet, mund të jetë edhe më i madh herët e tjera. Tani që shorti është dy herë në javë, do provojmë fatin dy herë në javë. Jo vetëm për vete se i provova vetë emocionet e fitores, por të gjithë bashkëqytetarëve të mi këtu dhe në të gjithë vendin, unë u them me gjithë zemër të bashkohen me familjet e tyre dhe të shijojnë momente gëzimi edhe duke fituar edhe duke u bërë milionerë siç u bëra unë.

Na gjeni