Mesazhi i drejtorit ekzekutiv

Të dashur miq,

Lotaria Kombëtare, është tashmë anëtare e NOVOMATIC Group dhe vijon të përmbushë dhe t’i qëndrojë vlerave të saj  PËRGJEGJSHMËRI – INOVACION –PARTNERITET, me rigorozitet dhe prioritet.

Tashmë prej disa vitesh operon në tregun Shqiptar duke shtruar kështu, jo vetëm rrjetin me teknologjinë më të lartë për lojrat e lotarive, por rrugën drejt stabilitetit të sigurtë, me partnerët, institucionet shtetërore dhe private, si dhe shtrirjen sa më të gjerë në të gjithë Shqipërinë.

Përgjatë këtyre pak viteve, janë krijuar produkte të besueshme, duke dhuruar kështu shumë buzëqeshje. Deri në fund të 2016, numërohen në mbi 5 Milion fitues të produkteve të ndryshme dhe janë shpërndarë rreth 800 Milion Lekë (të reja).

Lotaria Kombëtare ka kontribuar gjithashtu, më shumë se 28.5 Milion Lekë, për “Çështjet e Mira” në Shqipëri. Vetëm projektet e fundit, kanë patur një vlerë prej më shumë se 7 Milion Lekë. Ka mbështetur Skuadrën Kombëtare të Futbollit, si dhe aktivitete artistike dhe kulturore.

Eksperienca e këtyre viteve, i shton vlerë planifikimit për një progresi ekonomik, me ndikim të lartë për partnerët tanë, vendet e punës, por kontribuon dhe në buxhetin e shtetit, drejtpërsëdrejti nga shitja e produkteve të Lotarisë Kombëtare.

Lotaria Kombëtare është 100% pjesë e NOVOMATIC Group. Kështu sëbashku, duke konsideruar eksperiencën e suksesshme ndërkomëbtare si dhe përvojën në Shqipëri, do të jemi edhe më të fortë, më shumë inovator dhe do të ofrojmë më shumë mundësi!

Duke ju uruar shumë fat, ju mirëpresim të gjithëve, në çdo pikë të Lotarisë Kombëtare, në të gjithë Shqipërinë!

Peter Simoner 

Drejtori ekzekutiv i “Lotaria Kombëtare”

Na gjeni