Viti 2016

Vendim

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, datë 4 Mars 2015, u mblodh më datë 01 Korrik 2016 për shpalljen e projekt propozimeve fituese. Me qëllim respektimin dhe garantimin e lirisë së pjesëmarrjes dhe të konkurimit; mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë; paanshmërinë e shqyrtimit të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave, pasi shqyrtoi të gjitha propozimet e dërguara, vendosi shpalljen e projekteve të mëposhtme fituese:

  1. Mbështetje e integruar për fëmijët PAK në shkollën speciale “3 Dhjetori”, propozuar nga Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike;
  2. “Kamp veror” për fëmijët në situate rruge dhe fëmijë nga familje në vështirësi socio-ekonomike”, propozuar nga SHKEJ (Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën);
  3. “Mbështetje +”, propozuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania;
  4. “Fushata promocionale në kuadër të luftës kundër informalitetit”, propozuar nga Fondacioni EDS;

Përfaqësuesit ligjorë të projekteve fituese, ftohen të paraqiten pranë Bordit të Çështjeve të Mira, në ambjentet e Ministrisë së Financave në datën 13.07.2016, ora 12.00 për të diskutuar draft kontratën që do të përcaktojë detyrimet dhe të drejtat për financimin. Bordi falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kanë paraqitur projekt propozimet e tyre. Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, bazohet në VKM Nr. 192, datë 04/03/2015, “Për Përcaktimin e Procedurave dhe Kritereve për përzgjedhjen e Projekteve, organizatave apo Eventeve nga Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare”.

Në bazë të këtij vendimi, ky Bord ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kritereve për përzgjedhjen e projekteve, organizatave apo eventeve, me qëllim përdorimin sa më të efektshëm të fondit të caktuar për t’u përdorur për çështjet e mira. Bordi i Çështjeve të Mira, fton për të paraqitur kërkesat për pjesëmarrje në procesin e përzgjedhjes së projekteve, organizatave apo eventeve fitues që do të përfitojnë financim nga Bordi i Çështjeve të Mira për vitin fiskal 2016 sipas dokumentacionit përkatës.

Vlera totale e fondit në dispozicion për projektin/projektet e përzgjedhura për vitin 2016, është 7,025,566 Lekë (shtatë milion e njëzet e pesë mijë e pesëqind e gjatshtëdhjetë e gjashtë)

  • Njoftim për pjesëmarrje

  • Formulari i Aplikimit (Pdf) (Word)

  • Kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projektit/eve dhe lidhjes së kontratës/ kontratave

  • Kontrata TIP
Na gjeni