Çështjet e mira

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, bazohet në VKM Nr. 192, datë 04/03/2015, “Për Përcaktimin e Procedurave dhe Kritereve për përzgjedhjen e Projekteve, organizatave apo Eventeve nga Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare”.

Në bazë të këtij vendimi, ky Bord ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kritereve për përzgjedhjen e projekteve, organizatave apo eventeve, me qëllim përdorimin sa më të efektshëm të fondit të caktuar për t’u përdorur për çështjet e mira.

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, fton për të paraqitur kërkesat për pjesëmarrje në procesin e përzgjedhjes së projekteve, organizatave apo eventeve fitues që do të përfitojnë financim nga Bordi i Çështjeve të Mira për vitin fiskal 2017 sipas dokumentacionit përkatës.

Vlera totale e fondit në dispozicion për projektin/projektet e përzgjedhura për vitin 2017, është 15 408 089 Lekë (pesëmbëdhjetë milion e katërqind e tetë mijë e tetëdhjetë e nëntë).

Njoftim për pjesëmarrje

Formulari i Aplikimit

Kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projektit/eve dhe lidhjes së kontratës/ kontratave

Kontrata TIP

Na gjeni