Year 2015

Decision (in Albanian only)

Autoriteti : Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare

Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 192, datë 4.3.2015, u mblodh sot më datë 10.09.2015 për shpalljen e projekt propozimeve fituese. Me qëllim respektimin dhe garantimin e lirisë së pjesëmarrjes dhe të konkurimit; mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë; paanshmërinë e shqyrtimit të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave, pasi shqyrtoi të gjitha propozimet e dërguara, vendosi shpalljen e projekteve të mëposhtme fituese:

  • Projekti “Më mbështet, më zhvillo, më drejto për një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse”, të propozuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania.
  • Projekti “Për përmirësimin pajisjeve mjekësore në shërbimin spitalor Bulqizë”, të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Projekti “Për rikonstruksionin e urgjencës dhe kabinetit të radiologjisë në shërbimin spitalor Bulqizë”, të propozuar nga Ministria e Shëndetsisë.

Përfaqësuesit ligjorë të projekteve fituese, ftohen të paraqiten pranë Bordit të Çështjeve të Mira, në ambjentet e Ministrisë së Financave në datën 21.09.2015 ora 12.00 për të diskutuar draft kontratën që do të përcaktojë detyrimet dhe të drejtat për financimin.

Bordi, falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kanë paraqitur projekt propozimet e tyre.

Ju faleminderit!
 

Njoftim për pjesëmarrje (in Albanian only)

Formulari i Aplikimit    (Pdf)   (Word)  (in Albanian only)

Kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projektit/eve dhe lidhjes së kontratës/

kontratave (in Albanian only)

Kontrata TIP (in Albanian only)

Find us